Ankimohet tenderi për rrugën Vlorë-Radhimë-Orikum

0

Projektet që kanë përfshirë bregdetin e Vlorës viteve të fundit janë bërë shpesh objekt i zvarritjeve nëpër hallka prokurimi dhe ankimi. Pas ankimimit për zgjatjen e Lungomares që përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik pak muaj më parë dhe që më në fund gjeti zgjidhje, tashmë është radha e një tjetër projekti.

Bëhet fjalë për rikualifikimin e zonës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, Loti III. Ky projekt i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në janar të këtij viti me një fond limit prej 53.9 milionë lekë pa TVSH vetëm për projektimin parashikon ndërhyrje në një nga zonat më të problematike në vend s ai takon trafikut në pikun e sezonit veror.

Ankimuesi për procedurën e prokurimit është Gjeokonsult& Co dhe do të jetë Komisioni i Prokurimit Publik që do të vendosë sesi do të jetë ecuria më vonë.

Çfarë parashikon projekti.

Sipas dokumenteve projekti nis nga dalja e Tunelit në Ujin e Ftohtë e deri në Marinën e Orikumit. Ndër të tjera projekti parashikon që të ndërhyhet në disa aspekte duke përfshirë edhe një korsi biçikletash me gjatësi 5.3 kilometra.

“Objektivi kryesor i projektit është rimodelimi i segmenteve të lartpërmendur të bregdetit të Rivierës së Vlorës përmes a) Krijimit të një korsie biçikletash të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve përgjatë rrugës ekzistuese për rritjen e aksesit dhe parkimit b) rikualifikimi i plazheve përmes peizazhit, punime të vogla marine dhe shërbime publike c) rehabilitimi dhe valorizimi i zonave të gjelbërta përmes përmirësimit te peizazhit. Pika e fortë e dhuruar nga natyra do të shërbejë për brandimin e Rivierës së Vlorës si destinacion i dalluar për turizmin bregdetar dhe në këtë mënyrë do të sigurojë sukses në zhvillimin ekonomik të zonës dhe më gjerë duke krijuar plazhe tipike që synojnë tregun rajonal” thuhet në dokumentet e FSHZH, shkruan Monitor.

Zona bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum që do t’i nënshtrohet rikualifikimit përfshin një gjatësi totale të vijës bregdetare: 5.9 km, një gjatësi totale e korridorit të biçikletave/këmbësore: 5.3km, gjatësi totale e shëtitoreve të reja bregdetare: 5 km dhe sipërfaqe totale e zonave të ndërhyrjes së peizazhit dhe rimodelimit të plazhit: 26hektarë

Sipas FSHZH për këto zona do të kryhet një studim i thellë për kërkimin dhe identifikimin e karakteristikave të zonës, problemeve dhe potencialeve në bazë të të cilave do të gjykohet për zgjedhjen më të mirë të projektit të zbatimit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.