Ambasadorja e SHBA, shkon në zyrën e Kryeministrit

0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim mesditën e sotme rreth orës 11:45 ka ngjitur shkallët e Kryeministrisë ku po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama. 

Referuar aktualitetit politik, temë kryesore e bisedës mendohet se është situata e tensionuar pas shembjes së teatrit, por edhe reforma zgjedhore. 

Ky është takimi i dytë brenda pak ditëve mes Ramës dhe Kim. Kim ka takuar edhe shefen e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.

Ndërkohë që Lulzim Basha priti sot në seli ambasadorët e BE-së.

Rreth dy orë më pas, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ngjiti shkallës e Kryeministrisë, hera e dytë brenda 4 ditëve. Takimi kokë më kokë me Ramën që zgjati për rreth 60 minuta u parapri nga një bisedë edhe me shefen e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Tema e diskutimit sigurisht që ishte aktualiteti politik, por më shumë dritë hodhi vetë ambasadorja në një postim në faqen zyrtare në Facebook. Ambasada e SHBA-së theksoi se Yuri Kim u takua me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Ambasadorja sipas njoftimit theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Po sipas njoftimit të ambasadës së SHBA-së, Kim dhe Rama “u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti” mbyllet njoftimi. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.