Ambasadori kinez në Izrael u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij

0

Ambasadori kinez në Izrael u gjet i vdekur sot në shtëpinë e tij në periferi të Tel Avivit, tha një zëdhënës i policisë izraelite.

Ai nuk komentoi më tej për shkakun e vdekjes së Ambasadorit Du Wei, i cili ishte 57 vjeç dhe u bë ambasadori i Kinës në Izrael në shkurt, sipas faqes së internetit të ambasadës.

“Si pjesë e procedurave përkatëse, njësitë policore janë atje,” shtoi zëdhënësi i policisë.

Kanali 12 TV i Izraelit raportoi, duke përmendur zyrtarë të paindentifikuar të ndihmës së shpejtë, se versioni i parë ishte se Du kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.