Ambasadorët zbarkojnë në Kryeministri…

0

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori gjerman, Peter Zingraf  dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca po zhvillojnë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Ky është takimi i tretë i Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama brenda një periudhe kohore të shkurtër, prej 5 ditësh.

Në dy takimet e para në fokus ka qenë përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe uljes së opozitës në tryezë pas bojkotit të saj në takimin e 18 majit dhe situata e tensionuar në vend e krijuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.

Reforma zgjedhore dhe protestat e nxitura pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të jenë në fokus të bisedimeve. Ndërkohë që pak metra larg Kryeministrisë po zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Teatrin.

Një ditë më parë Yuri Kim u shfaq në derën e Kryeministrisë, ku qëndroi rreth një orë për të diskutuar për finalizimin e reformës zgjedhore dhe zgjidhjen e ngërçit politik, ndërsa vetë Kryeministri Rama tha se ka pasur diskutime edhe me miqtë ndërkombëtarë edhe jashtë vendit.

Sa herë që gjakrat nxehen në politikën shqiptare, reagimi ndërkombëtarë është i menjëhershëm në mënyrë që të sigurojnë që nuk do të braktisën reformat kyçe për demokracinë në vend dhe thelbësore për integrimin në BE.

Nisja e protestave të reja pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka sjellë sërish tensione në politikën shqiptare, ndërsa sot zhvillohet dhe protesta e tretë e Aleancës për Teatrin dhe opozitës, jo më për teatrin pasi ai u shemb, por për të “rrëzuar qeverinë dhe diktaturës” sipas tyre.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.