Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë takim me Bashën në selinë e PD

0

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ai i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori britanik Norman Dunkan, do të zhvillojnë një takim sot me kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Sipas informacionit takimi do të zhvillohet në selinë e PD-së, në orën 15:00.

Ndërkohë, të pranishëm në takim pritet të jenë edhe ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, si dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Nuk bëhen të ditura detaje nga temat që pritet të diskutohen, ndërsa ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku palët nuk gjetën dakordësi, duke i mëshuar të njëjtave kërkesa.

PD theksoi se është kundër heqjes së koalicioneve, duke kërkuar hapjen 100% të listave.

Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.