Ambasada shqiptare në Athinë nxjerr njoftim zyrtar për shkaqet e mbylljes së dyerve në mënyrë të beftë

0

Në njoftimin zyrtar shkruhet se infektimi me koronavirus i një punonjësi solli në mbylljen e ambasadës. Punonjësit e tjerë janë testuar dhe po pritet nxjerrja e rezultateve.

Gjithashtu sistemi në ambasadë kishte pësuar një defekt teknik dhe punohet për rregullimin e tij. Qytetarët shqiptarë në Greqi do të njoftohen pasditen e sotme nëse ambasada do të qëndrojë e mbyllur për nesër, apo do të vazhdojë puna. Takimet e qytetarëve do të spostohen për një moment të dytë.

“Duke kërkuar ndjesë për mbylljen e beftë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, ju njoftojmë se në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ishim të detyruar të ndërmerrnim masa urgjente dhe ekstreme. 

Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po e zgjidhim dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të Ambasadës.

Për sa më lart, mbetemi në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt. Brenda pasdites së sotme do të njoftoheni nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pa ndalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithësecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurt“, shkruan ambasada shqiptare në Athinë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.