Ambasada greke në Tiranë sqaron se kush mund të udhëtojë nga 1 korriku në Greqi

0

Pas debateve të shumta për hapjen  ose jo të kufirit me Greqinë, ambasada helene në Tiranë ka sqaruar përfundimisht se si do të procedohet me lëvvizjen e qytetarëve nga data 1 korrik. Nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada bën të ditur se udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi parashikohen të bëhen përmes fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Ambasada sqaron se nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore, ndërsa sqaron se nga ky kufizim përjashtohen 4 kategori.

“Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore”, thuhet në njoftim.

Kategoritë që përjashtohen
a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,
b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,
c) transporti i mallrave me anije,
d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.

Ambasada e Greqisë në Tiranë thotë se ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik, ndërsa thotë se do të lajmërojë për çdo ndryshim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.