Ambasada e SHBA-së ka përshëndetur miratimin e paktit të 5 Qershorit

0

Ambasada e SHBA-së ka përshëndetur miratimin e paktit të 5 Qershorit sot nga parlamenti dhe u ka kërkuar palëve politike që kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. SHBA ka përshëndetur edhe rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore, që janë listat dhe koalicionet.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.  Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike” mbyllet deklarata e ambasadës së SHBA-së. 

Deklaratën e postuar në faqen e ambasadës së SHBA e ka shpërndarë në twitter edhe vetë ambasadorja Yuri Kim e cila thekson se tashmë marrëveshja e 5 qershorit është ligj. Kim tha se rimbledhja e Këshillit Politik për masa shtesë përtej 5 qershorit është një gjë e mirë që të bëhet me gjithëpërfshirje dhe transparencë.

“Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Gjë e mirë që Këshilli Politik u rimblodh për të marrë në konsideratë masa shtesë përtej 5 qershorit. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”, shkruan Kim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.