Ambasada e SHBA në krah të SPAK-ut…

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar punën e Policisë dhe të SPAK-ut. Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada  thekson se profesionistët e vërtetë të drejtësisë duhet të lejohen të vijojnë punën e tyre pa kërcënime, pavarësisht se cili person merret si i pandehur.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur”,  thekson ambasada.

Sipas ambasadës së SHBA-së detyra kryesore e drejtësisë është që të luftojë me çdo mjet krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe t’i hapë rrugë integrimit të Shqipërisë në familjen e Bashkimit Evropian.

“Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme vendosi të sekuestrojë ish-hotel “Vollgën” në Durrës, ndërtesë kjo e cila rezultonte në pronësi të Emiljano Shullazit.

Në nëntor të 2018, trupa gjykuese drejtuar nga gjyqtari, Fran Prendi shpalli fajtor dhe e dënoi me 14 vite burg Shullazin për gjobëvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës. Çështja në fjalë aktualisht është në apel.

Dënimi i tij u përgëzua edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo theksoi në nëntor të 2018 se dënimi i Shullazit, është një fitore “për drejtësinë në Shqipëri”.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”, theksoi ambasada pas dënimit të Shullazit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.