Ambasaadorja Kim përshëndet arrestimet e SPAK për dosjen ‘339’

0

Arrestimi i komisionerëve lidhur me dyshimet për manipulime të zgjedhjeve të 2017 në Durrës ka sjellë edhe reagimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cilëson këtë një tjetër gur në reformën në drejtësi, e cila siç thotë ambasadorja nuk mund të ndalet.

“Puna e Prokurorisë së Posaçme në çështjen 339 nis të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur! shkroi në Twitter ambasadorja e SHBA.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama e përshëndeti operacioni e SPAK dhe policisë së shtetit, që sipas tij tregon domosdoshmërinë për depolitizimin e administratës zgjedhore, propozim i bërë nga socialistët në diskutimet për reformimin e kodit zgjedhor, por që u hodh poshtë nga opozita.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi të martën 22 urdhër-arreste për manipulimin e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës.

Personat e arrestuar janë komisionerë të 3 qendrave të votimit në Shijak dhe Maminas.

“Dosja 339” lidhet me një hetim të gjatë rreth një grupi të trafikut të drogës, të cilit në tetor 2018 iu gjet dhe sekuestrua një laborator heroine në Has.

Grupi në fjalë, në të cilin bënin pjesë emra si Astrit e Ardit Avdylaj, Saimir Gjepali dhe Hajri Seferi u pikas në përgjime të fliste edhe për blerje dhe frikësim votuesish gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, kjo bëri të mundur që autoritetet të nisnin një hetim paralel edhe për manipulimet e zgjedhjeve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.