Aleanca për Teatrin sot në 16:30 në protestë!

0

Një ditë pas shembjes së godinës, gjithçka ka mbetur nga Teatri Kombëtar janë vetëm gërmallat dhe materialet inerte, ndërsa tek artistët e qytetarët kanë ngelur kujtimet dhe nostalgjia për momentet e përjetuara në atë godinë.

“Shihemi në 16:30″ kjo është fjalia që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli protestën e dhunshme një dite më parë dhe thirrja për ditën e sotme që Aleanca u bën qytetarëve të dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Sot nuk do të protestohet për teatrin, pasi ai iku,  por për të luftuar diktuarën, që sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit qeveria tregoi me shembjen e pabesë të godinës.

Protesta e artistëve dhe qytetarëve do të mbështetet edhe nga PD e LSI, të cilat u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre por dhe gjithë qytetarëve t’i bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe luftuar tiraninë e vendosur nga Rama. Vendimi i opozitës u morr në orët e vona të mbrëmjes së 17 majit, pas mbledhjes në selitë e tyre. Madje Basha premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte kur PD të qeverisë. Opozita nuk do të jetë organizatore e këtyre protestave por vetëm mbështetëse dhe me shumë gjasa regjisori Roberd Budina që mbylli protestën e djeshme, do të hap edhe atë të sotmet para Ministrisë së Brendshme.

12 orë protestë  të një dite më parë u shoqëruan me dhunë fizike, përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve e deri në përdorimin e gazit lotsjellës dhe sprajit djegës nga ana e efektivëve blu.

Ndërsa nuk munguan edhe shoqërimet në komisariate të qytetarëve , artistëve, gazetarë dhe përfaqësuesve politikë.

Policia e Tiranës shoqëroi 64 persona, nga të cilët 7 u arrestuan, pasi një ditë më parë morën pjesë në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se të arresutarit janë Bolken Abazi, Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit, si pasojë 7 efektivë të patrullës mbetën të lënduar.

Të 7  personat e arrestuar akuzohen për “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

“Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia thotë se 21 persona u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

Ndërsa për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit kishte edhe një apel për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.