Aleanca për Teatrin do kërkojë sot nga SPAK nisjen e hetimeve

0

 Pas dy protestave të zhvilluara kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, duke e dërguar atë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

Përfaqësues të kësaj aleance priten të mbërrijnë në SPAK në orën 11:00 për t’i bërë presion për të nisur hetimet për Teatrin Kombëtar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se për të mbështetur nisjen e hetimeve nga kjo prokurori për shembjen e Teatrit Kombëtar do të jenë edhe rreth 2000 aktivistë.

Ndërkohë, është rënë dakord në protestën e zhvilluar ditën e djeshme e cila zgjati për 2 orë, që në çdo qytet do të firmoset një peticion i cili synon mbledhjen e firmave për të rindërtuar Teatrin “ashtu siç ishte, aty ku ishte”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.