Albpetrol gati t’i rikthehet prodhimit të naftës…

0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka rifilluar nxjerra e naftës në Shqipëri pas pezullimit për shkak të COVID-it. “Albpetrol gati t’i rikthehet prodhimit të naftës. Ekipet e specializuar të Albpetrol sh.a kanë kryer me sukses remontin e programuar në Pusin Cakrani-34.

Testimet e para të pusit kaluan me sukses duke bërë që pusi të jetë gati për t’u rivendosur në punë me debi maksimale” thuhet në njoftim. Ministrja Balluku njoftoi në datë 30 prill se u pezullua nxjerrja e naftës për shkak të goditjes që pësoi ky sektor nga koronavirusi pasi çmimi i naftës arriti në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ.

Përballë situatës kur depozitat ishin të mbushura, ministria vendosi që puset të mos jenë më operative, pra duke ndërprerë nxjerrjen e naftës, ndërsa tashmë kur hapja po vijon gradualisht po rikthehet në punë edhe Albpetrol.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.