Aeroportet italiane do të rihapen nga 3 qershori…

0

Ministrja e Transporteve, Paola De Micheli, njoftoi se të gjitha aeroportet italiane do të rihapen nga 3 qershori teksa nisin lëvizjet ndërajonale dhe në pritje të atyre ndërkombëtare.

Autoriteti më i lartë Italian ka hartuar gjithashtu një udhëzues biosigurie. Ndër masat e ndryshme, përveç respektimit të distancës, në aeroport dhe në fluturim, matjes së temperaturës së pasagjerëve dhe përdorimit të maskave, parashikohet nevoja që autoritetet në aeroporte të mbledhin para fluturimit të dhënat shëndetësore të pasagjerëve.

Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte kurse disa të tjera funskionuan me kufizime.

Qeveria italiane njoftoi të shtunën se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Ndërkohë linjat kryesore ajrore që operojnë në Europë i kanë kërkuar Ministrave Europianë të Transportit që rihapja e kufijve ajrorë të bëhet në mënyrë të kordinuar nga të gjitha vendet.

Ata gjithashtu kërkuan që vendet e BE të njohin reciprokisht rregulloret e tyre të shëndetit dhe sigurisë në mënyrë që të shmangin masat siç janë karantina, të cilat janë jashtëzakonisht destabilizuese për udhëtarët dhe të parandalojnë një rimëkëmbje të shpejtë të transportit ajror dhe industrisë së turizmit në Europë.

Ndërkohë disa kompani kanë filluar të shpalosin ofertat e tyre që do jenë të ndryshme nha njëri vend në tjetrin por edhe detyrimet e tyre përsa i përket garantimit të sigurisë së pasagjerëve, të tilla si, grantim i distancës fizike, dezinfektimin e avionëve dhe pajisjen e pasgjerëve me maska.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.