6 raste të reja infeksioni në Maqedoninë e Veriut…

0

Numri i të prekurve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 48, teksa 6 raste të reja janë identifikuar vetëm ditën e sotme.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se mes të prekurve të fundit është edhe një vajzë 4-vjeçare e cila sapo ishte kthyer nga Anglia.

Vatra e të prekurve nga COVID-19 në RMV mbetet Dibra e Madhe, por gjatë ditëve të fundit raste të prekurish janë regjistruar edhe në Shkup e Strugë.

Një ditë më parë, mjeku nga Dibra e madhe, Arben Agolli i cili bashkë me një mjek dhe 2 infermiere u infektuan me coronavirus teksa iu shërbenin pacientëve, rrëfeu se masat mbrojtëse që përdornin në spital ishin modeste, vetëm maskë, doreza dhe kapele.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të situatës së krijuar nga përphapja e COVID-19. Presidenti maqedonas ka deklaruar se kjo gjendje do të jetë në fuqi për 30 ditë.

Më parë, qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme të pjesshme, ku pjesë bënte Dibra, e cila është dhe zona me numrin më të lartë të të infektuarve deri tani. Presidenti Pendarovski gjithashtu bëri të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të shtyhen për një afat të pa caktuar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.