29 vendet për të cilat Greqia hap kufijtë e saj më 15 qershor

0

Është bërë e ditur lista e vendeve nga të cilat Greqia do të pranojë turistë nga 15 qershori me fluturime ajrore për në Athinë dhe Selanik.

Lista e 29 vendeve u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi mori parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), si dhe rekomandimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Vizitorët nga vendet e mëposhtme do të ekzaminohen.

Rregullat ekzistuese ende vlejnë për të gjitha vendet e tjera.

Lista, e cila do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet me kohë. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të vazhdojë.

Në detaje, lista e vendeve është si më poshtë:

Shqipëria, Austria, Australia, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Rumania, Zelanda e Re, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika eke, Finlanda.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.