250 mijë njerëz e 70 mijë makina

0

SA FITOI GREKU NGA DYNDJA E SHQIPTARËVE PËR VITIN E RI?

Fejton

Një shtrojë për kryeministrat e Kosovës që shtrëngojnë xhepat e bërtasin në krye të korit: “Hiqni taksën 5 euro”

Siç njoftojnë zyrtarisht zëdhënës të policisë shqiptare, traun e kalimit kufitar nga Greqia në Shqipëri e kanë kaluar 250 mijë emigrantë dhe 70 mijë makina(!)
Nuk mu besua në komunikimin e parë televiziv kjo shifër, ndaj e prita në të gjitha komunikimet e së dielës 29 dhjetor 2019.
Asnjeri zëdhënës, e në burim të tyre, asnjeri gazetar në terren e në studio, nuk luajti nga shifra 250 mijë emigrantë dhe 70 mijë makina.
Sot e hënë 30 dhjetor dhe nesër e martë 31 dhjetor, sipas shifrave ditore që jepen, numrat mund të kapin 300 mijë emigrantë e 100 mijë makina…(!)
Emigrantët shqiptarë në Greqi si e sa asnjëherë, kanë vendosur ti kalojnë pushimet e Vitit të Ri pranë familjeve të tyre në Atdhe, ti gëzojnë e ti ndihmojnë për kapërcimin e vështirësive të mëdha që kalojnë…
Shtetin tonë remitancat po e mbajnë në këmbë…
Nga ata që dëgjoj çdo ditë si nga Ramushi në ikje po ashtu nga Kurti në ardhje (tha se do të vijë sivjet por e shtyu për…mot), mendjen e kanë vënë në furkë pa bashkë e përditë tjerrin “Hiqni taksën 5 euro” (!)
Emigrantët shqiptarë në Greqi, nga udhëtimi drejt vend familjeve me makinat e tyre vetjake, për të përshkuar rrugën nga Athina në Kakavijë paguajnë 35 euro, detyrim ky në pikat e shumta të dhiodjo-ve të vendosura zinxhir në tokë e mbi det.
Një llogari në “hava” tregon se drejtuesit e 70 mijë makinave, mbledhur bashkë, kanë paguar 2 milionë e 450 mijë euro (llogariteni ju lutem se mos kam bërë gabim).
Shtruar më gjerë, vajtje e ardhje, i bie që në kasat e vendosura drejt pikave të kalimit kufitar shqiptarët hedhin 4 milionë e 900 mijë euro (!)
Dhe asnjë nuk flet, asnjë nuk bërtet në rrugë e në studio televizive. Përballë udhëtimit të hershëm ku rruga nga Athina në Kakavijë bëhej për 10-12 orë, ata kanë zgjedhur autostradat me standard evropian që e përshkojnë për 5 orë…
Haradinajt dhe Kurtit nuk u ikën rasti pa vikat me sa fuqi kanë: “Hiqni taksën 5 euro” !
Në sinkron me ta pritet që edhe Rama ti drejtohet Micotaqisit “Hiq taksën 35 euro” !
Bëma shqiptare, pa klluf…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 30 dhjetor 2019

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.