14 shtator ’98…

0

22 vjet më parë, në 14 shtator 1998, në Tiranë u organizua dhe u konsumua një grusht i mirëfilltë shteti me protagonist Sali Berishën, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Ngjarjet erdhën si pasojë e vrasjes së Azem Hajdarit natën e 12 shtatorit 1998 dhe pas refuzimit të ultimatumit të Sali Berishës nga ana e kryeministrit Fatos Nano për të dhënë dorëheqjen. Berisha akuzonte për vrasjen e Azem Hjadarit pushtetin e atëhershëm, duke i përqendruar akuzat mbi Fatos Nanon. Skënder Gjinushin dhe Fatos Klosin. Nga qartësimi i ngjarjeve më vonë, rezultoi se vrasja e Azem Hajdarit ishte produkt i përplasjeve të klaneve në PD me familjen Haklaj në Tropojë, e cila sot akuzon Sali Berishën si nxitësin dhe frymëzuesin e konfliktit, me rreth 200 viktima. 

Azemi u vra nga Fatmir Haklaj, të cilit Berisha çuditërisht nuk pati guximin t’i përmendte emrin sa ishte gjallë. Me kalimin e muajve, roli i Sali Berishën në vrasjen e Azem Hajdarit sa erdhi e po bëhej më i dyshimtë që nga refuzimi i tij për të dëshmuar, zhdukja e dëshmisë së truprojës së plagosur së Azemit, Zenel Nezaj, i incizuar nga Berisha në spital, vdekja misterioze e sekretares së Berishës, dëshmitare e ngjarjes dhe e lëvizjeve të Berishës disa minuta para vrasjes së Azemit, ndryshimi i alibive dhe akuzave, përjashtimi i Azemit nga PD, akuzat dhe sulmet e vazhdueshme të Berishës në adresë të Azem Hajdarit deri natën e vrasjes etj. 

14 Shtatori/ 21 vite nga 'grushti i shtetit' kur PD sulmoi Kryeministrinë  (Pamjet) - Shqiptarja.com

Dyshimet nisinë të thelloheshin kur Sali Berisha akuzoi si bashkëpunëtor në vrasje truprojën e tij, Izet Haxhinë, të cilin e kishte përdorur, siç edhe ka dëshmuar vetë Izet Haxhia dhe që konfirmohet nga dhjetëra dëshmi, fotografi dhe pamje filmike, për të organizuar grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Ndërkaq, përpos Sali Berishës, sulmi i armatosur ndaj institucioneve shtetërore është udhëhequr në terren nga Ekrem Spahia, Genc Pollo, Jemin Gjana, Leonard Demi, Shaban Mamia, Sali Lusha, Frrok Gjini, Hysni Gjyrici, Dem Dollapi etj. Rol të rëndësishëm në organizim ka pasur Izet Haxhia, në atë kohë truprojë i Sali Berishës, sot i vetmi i penduar dhe i gatshëm për të dëshmuar para drejtësisë. 

Disa detaje që nuk janë bërë kurrë publike për 14 shtatorin e '98-s |  Gazeta Dita

Në 14 shatator 1998, grupet e armatosura të Partisë Demokratike pushtuan të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, me përjashtim të Ministrisë së Brendshme, e cila ishte sulmuar me armë në 13 shtator nga 40 persona të armatosur. U pushtuan dhe u plaçkitën Kryeministria, Kuvendi dhe ministritë e tjera. Një granatë u hodh në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushit, u rrëmbyen disa tanke të Gardës, ndërsa atë ditë iu bë një atentat me armë ministrit të Brendshëm, Perikli Teta. Sali Berisha tërhoqi grupet e armatosura mbrëmjen e 14 shtatorit 1998 pas një ultimatumi të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njihte pushtet që dilte nga dhuna. Edhe për këtë ngjarja drejtësia nuk ka vepruar. Organizatorët nuk u ndëshkuan, ndërsa ekzekutuesit e kësaj ngjarje në terren u shpërblyen pas vitit 2005. 

20 vite nga “grushti i shtetit”, çfarë ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit  - Gazeta Shqiptare Online

Kronologjitë e plotë e ngjarjeve të 13 dhe 14 shtatorit 1998
13 shtator ’98, ora 00.30. Partia Demokratike jep konferencë shtypi. Berisha deklaron: “Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani. Në atentatin e parë më kishte thënë: jam i lumtur që vdes për ty. E kishte fjalën për demokracinë”.
13 shtator ’98, 08.30. Ministria e Rendit vë në dispozicion të informacioneve të ngjarjes shumën 50-100 mijë USD.
13 shtator ’98, ora 10.00. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp. Berisha deklaron: Brenda 24 orëve Nano të japë dorëheqjen. Kryetari i PD-së për Tiranën Vili Minarolli deklaron: të mbahen tre ditë zie.
13 shtator ’98, ora 10.00. Ministri i Brendshëm Perikli Teta deklaron në TVSH: Një nga pistat e vrasjes është një nga versionet e PD-së që akuzon si autor të ngjarjes shefin e Rendit të Komisariatin e Tropojës Jaho Salihi. Ministria e Rendit shpall kërkimin për vrasësin. Teta deklaron se Salihi është paraqitur në punë në orën 07.15 të kësaj dite. Prezenca e toij konfirmohet nga i plofuqishmi i qeverisë në këtë rreth, Taulant Dedja.
13 shtator ’98, ora 10.10. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp ndërsa një altropalant ishte instaluar jashtë selisë përpara së cilës kishte mijëra simpatizantë. Berisha: “Kemi të dhëna se zëdhënësi i kryeministrit Nano ka pagëzuar sot vrasësin në emër të Nanos. Vrasësi është Fatos Nano. Ai ka vetëm 24 orë kohë. Nëse nuk jep dorëheqjen ne nuk mund t’i përmbajmë turmat”.

21 vjet nga trazirat e dhunshme në Tiranë – RTSH-Radio Televizioni Shqiptar


14 shtator ’98, ora 10.00. Zyra e shtypit e kryeministrit njofton se të armatosurit që duan të destabilizojnë rendin, do të goditen.
14 shtator ’98, ora 10.30. Pasi kanë dëgjuar mesazhin e Sali Berishën, rreth 2 mijë militantë nisen për një marshim proteste përpara godinës së kryeministrisë. Tek Ministria e Rendit dështon përpjekja për të sulmuar këtë godinë. Megjithatë shkatërrohen të gjitha makinat e parkuara aty dhe në drejtim të xhamave janë hedhur sende të forta.
14 shtator ’98, ora 11.00. Pas ceremonisë mortore turma nuk niset drejt Varrezave të Sharrës por drejt godinës së kryeministrisë. Berisha kthehet në seli.
14 shtator ’98, ora 11.00. Qeveria nis mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar rrethanat e vrasjes dhe masat e marra pas ngjarjes, por në këtë moment sulmohet godina. Shkatërrohet dhe digjet zyrat e katit të parë. Tetë makina prapa godinës digjen. Mes tyre makina e Arben Imamit dhe makina me targë TR5191 A. Dhjetëra të armatosur futen brenda. Nano dhe anëtarë të tjerë të qeverisë largohet nga dera e pasme.
14 shtator ’98, ora 11.45. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e kryeministrisë. Godina braktiset. Sulmohet me armë e bomba.
14 shtator ’98, ora 12.00. Kur kortezhi po i afrohej Kryeministrisë, u sulmua reparti 324 pranë Ministrisë së Rendit. Aty u grabitën 100 automatikë, mitraloza dhe granata. 
14 shtator ’98, ora 12.00. Nga Garda dalin tanket por për pak minuta merren nga të armatosurit. Dikush në mes të turmës gënjen se Nano dha dorëheqjen. Turma ekzaltohet. Në krye të saj ishin Pjetër Arbnori, Ekrem Spahia, Leonard Demi dhe Jemin Gjana.
14 shtator ’98, ora 13.00. Shkatërrohen plotësisht zyrat e kryeministrisë. Grupe militantësh të armatosur të PD hyjnë në Kryeministri, shkatërrojnë dhe bastisin, ndërsa edhe urinojnë në zyrën e kryeministrit Fatos Nano.  
14 shtator ’98, ora 13.00. Sulmohet dhe plaçkitet Kuvendi. Një granatë hidhet në zyrën e kryeparlamentarit Skënder Gjinushi. 
14 shtator ’98, ora 13.30. Bastisen Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës.
14 shtator ’98, ora 14.00. Pushtohet RTVSH-ja. Rreth 200 të armatosur rrethojnë godinën, ndërsa kryetari i PLL-së Ekrem Spahia del në ekran duke u intervistuar nga Alfons Zeneli dhe regjizori Artur Bejzade. Merret peng drejtori Edi Mazi dhe drejtori i Radios Martin Leka.
14 shtator ’98, ora 14.10. Në Tiranë nisin vjedhjet dhe djegiet e dyqaneve në qendër. Një bastisja e paprecedentë dhe masive nisi nëpër bizneset në Tiranë. 
14 shtator ’98, ora 15.00. Dalin në rrugë policët e parë. Shefi i komisariatit numër 3 Neritan Nallbati, Arben Dashi, Ilir Bellovoda nisin të çlirojnë një pjesë të ministrive. RENEA merr tanket.
14 shtator ’98, ora 16.00. Policia nis të dalë masivisht nëpër Tiranë. Policia bashkë forcat speciale mori nën ruajtje bizneset dhe rivendosin nën kontroll një pjesë të institucioneve të pushtuara.
14 shtator ’98, pasdite. Ambasadorja amerikane Marisa Lino, e shpallur armike nga Berisha, del me deklaratë të fortë, ku thekson se vdekja e Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet politikisht dhe se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë. 
14 shtator ’98, pasdite. Departamenti Amerikan i Shtetit dënon grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna. 
14 shtator ’98, pasdite. Ambasadorët e SHBA-BE në Tiranë mesazh Nanos që të mos jepte dorëheqjen, ndërsa e garantuan se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dhuna. 
14 shtator ’98, pasdite.Mblidhet qeveria italiane. Kryeministri Romano Prodi: “Të ndalet dhuna në Shqipëri”.
14 shtator ’98, ora 19.00. Ministri i Brendshëm Perikli Teta jep ultimatumin për dorëzimin e TVSH-së. 
14 shtator ’98, ora 19.30. Dorëzohen grupet e armatosura të PD-së. Ministri i Brendshëm Perikli Teta deklaron: Dështoi tentativa për grusht shteti.
14 shtator ’98, ora 20.00. Atentat ndaj Perikli Tetës në afërsi të Hotel Dajtit, por shpëton për mrekulli. Rojet e tij vrasin njeriun që qëlloi me armë ndaj ministrit.

14 shtator 1998: Sulmohet kryeministria, pas vrasjes së Azem Hajdarit –  FAKTOR.AL
14 Shtatori/ 21 vite nga 'grushti i shtetit' kur PD sulmoi Kryeministrinë  (Pamjet) - Shqiptarja.com
Disa detaje që nuk janë bërë kurrë publike për 14 shtatorin e '98-s |  Gazeta Dita
Kush e donte Azemin të vdekur dhe e vërteta e grushtit të shtetit” | Gazeta  Dita
14 shtatori i '98 në foto, 21 vite nga sulmi i Kryeministrisë dhe RTSH-së -  TiranaNews
Tiranë 1998: Dita e anarkisë totale që tronditi Shqipërinë - Bota Sot
Foto/ U mbushën 22 vite që nga “shembja” e shtetit shqiptar - Kosova Info
Sali Berisha grushtin e shtetit e quan fitore: Nëse Basha s'do tërhiqte  protestuesit, do vendosnim flamurin e fitores si më 14 shtator 1998 –  Gazeta Tema
time.al - Me të fejuarën përkrah, fejohet djali i Azem Hajdarit - Na ndiqni  ne, të ndiqni lajmet
VIDEO/ Historia e patreguar e 13 Shtatorit/ Berisha incizoi dëshminë e parë  të ish truprojës së Azem Hajdarit?! - TiranaNews
22 vite nga rënia e shtetit shqiptar, si u sulmua Kryeministria (FOTO) -  Aktualiteti

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.