[email protected] është adresa online bashkëqeverisjes

3

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar adresën online se ku mund të aplikohet  për të qënë pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes sic e cilëosn kreu i qeverisë.

Prej kohësh gjatë dëgjesave me qytetarët Rama është shprehur se qeveria  do të jetë në koalicion me njerëzit e zakonshëm dhe se do të krijohet një platformë online bashkëqeverisjeje.

Platforma e Bashkëqeverisjes, do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re.

Aplikimet do të mund të kryhen deri në datën 27 gusht.

Postimi i Ramës

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES

[email protected]

është adresa ku mund të aplikojë për t’u testuar në konkursin e organizuar për këtë qëllim, çdo vajzë apo djalë, me shkollë të lartë natyrisht dhe përkushtim qytetar, që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm.

Platforma e Bashkëqeverisjes, do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re. Siç e kemi shpjeguar më parë, kjo platformë do të jetë hapësira publike e krijimit dhe organizimit të koalicionit tonë të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm.

Në këtë platformë të re komunikimi, ndërveprimi e bashkëpunimi mes anëtarëve të qeverisë dhe qytetarë të regjistruar si anëtarë të koalicionit qeverisës, çdokush prej këtyre të fundit, do të mund të thotë fjalën e vet për çështje të aktualitetit politik; të ndajë opinionin për politika, vendime, projekt-ligje të qeverisë; të shprehë interesin për të kontribuar në sektorë të ndryshëm të punës sonë të përbashkët; të afishojë nisma individuale apo komunitare; të organizojë një grup interesi apo një grup qytetarësh për të thirrur në interpelancë ministra ose kryeministrin; të kritikojë punën apo sjelljen e institucioneve, agjencive shtetërore, zyrave të shërbimit ndaj qytetarit ose drejtuesve e punonjësve të administratës në nivel qendror e lokal, si edhe të denoncojë sjelljet abuzive a korruptive të tyre; të ndajë me publikun historinë e vet personale.

Çdo fjalë, opinion, nisëm, kërkesë, kritikë, ankesë apo denoncim, do të trajtohet me të gjithë respektin e duhur nga kabineti qeveritar, falë pikërisht punës me dy turne dhe gjatë të shtatë ditëve të javës, që do të bëhet në Zyrën e re të Bashkëqeverisjes. Kjo zyrë, ku do të aktivizohen rreth 40 personat e përzgjedhur nga ky konkurs, do të jetë ura lidhëse mes qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit të madh qeverisës.

Zyra e Bashkëqeverisjes do të përgatisë për kryeministrin e ministrat, raporte të opinioneve, kritikave, nismave a denoncimeve të njerëzve të zakonshëm; do të organizojë debatet e hapura qytetare si edhe interpelancat e anëtarëve të kabinetit në Platformën e Bashkëqeverisjes; do të monitorojë ecurinë e trajtimit të çdo kërkese, ankese apo denoncimi; do të sigurohet që asnjëra prej tyre të mos mbetet pa përgjigje nga ministria, institucioni apo zyra përkatëse; do të njoftojë qeverinë dhe kryeministrin, për çdo rast kur qytetarëve u është dhënë e drejta vetëm pasi janë ankuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes (çka do të pasojë me masa ndëshkimore për personat përgjegjës për problemin e krijuar për qytetarin), si edhe do të informojë kryeministrin kur një ministër nuk ka siguruar reagimin në afat të dikasterit a të një institucioni varësie, ndaj një kërkese apo ankese.

Kush e ndjen se ka dëshirën, aftësinë dhe përkushtimin qytetar, për t’u futur në skuadrën që do të përballojë këtë sfidë unikale për nga përgjegjësia dhe ngarkesa e punës, të mos ngurrojë të aplikojë në adresën [email protected]  me një letër motivacioni + CV + dy letra rekomandimi për kandidaturën e tij/saj (nga ish-pedagogë a dekanë të fakultetit ku ka studiuar, drejtues në punë të kryera më parë apo figura të respektuara të komunitetit ku banon)

Pres me padurim të punoj me këtë skuadër kaq të rëndësishme për suksesin e bashkëqeverisjes sonë me njerëzit e zakonshëm ✌️

APLIKIMET PRANOHEN DERI NË 27 GUSHT

Dhe ah, se për pak harrova, parimi elementar i këtij konkursi: Kujdes! Kush fut mik e ha, shkruan Rama.

Share.

About Author

3 Komente

  1. une dua te bashkepunoj ne fushen e hidrokarbureve dhe konkretisht ne fudshen e nxjerrejs ,perpunimit dhe trajtimit te naftes shqiptare.Jam inxhinier i vjeteri nxjerrjes se naftes dhe punonjes ne kompanine shqiptare Albpetrol sha.pervoja ime e punes do te sherbeje sado pak per mire drejtimin e kesaj kommpanie shteterore qe eshte katANDISUR SHUME KEQ NGA DREJTIMI MJAFT I GABUAR NGA NJE STAF NJERZISH JASHTE PROFILI ME PRIRJE AVENTURESKE DHE aspak me interes kombetar dhe ne veçanti ndaj nje numri te madhe naftetaresh qe jane keqtrajtuar nga drejtimi gabuar i Albpetrolit dhe plot me abuzivitet.

  2. une dua te bashkepunoj ne fushen e hidrokarbureve dhe konkretisht ne fudshen e nxjerrejs ,perpunimit dhe trajtimit te naftes shqiptare.Jam inxhinier i vjeteri nxjerrjes se naftes dhe punonjes ne kompanine shqiptare Albpetrol sha.pervoja ime e punes do te sherbeje sado pak per mire drejtimin e kesaj kommpanie shteterore qe eshte katANDISUR SHUME KEQ NGA DREJTIMI MJAFT I GABUAR NGA NJE STAF NJERZISH JASHTE PROFILI ME PRIRJE AVENTURESKE DHE aspak me interes kombetar dhe ne veçanti ndaj nje numri te madhe naftetaresh qe jane keqtrajtuar nga drejtimi gabuar i Albpetrolit dhe plot me abuzivitet.kam nje verejtje lidhur me titullin e qellimit bashkeqeverisja me njerezit e zakonshem ?kjo do te thote qe ata qe qeverisin aktualisht jane te jashtezakonshem? mund te shprehej ndryshe bashkeqeverisje me qytetarete ketij vendi .

  3. Anastas Gjergo on

    Z.Kryeminister deshiroje te denoncoje perpara jush nje akt korruptiv te Bashkise Durres, ku permes bashkepunimit me persona privat -ndertues ne ne zonen e Plazh Durres, grabit pronen publike dhe dhunon pronen private.
    Prona jone e ndodhur ne lagjen Nr13 Plazh Durres, kufizohet ne njeren ane me rruge te pergjithshme prone e e Bashkise Durres. Kjo prone ka qene gjithmone e lire. Kryebashkiaku Dako per ta privatizuar ate sip. dhe pjese te tjera ngitur me te ja jp per disa vjet ne perdorim nje ndertuesi te zones, per ta perdore ne cilesine e Tregut Privat. Qellimi dihej per te kaluar me pas ne legalizim te mikut te Dakos. Para dy muajve bashkia arrin tespostoje rrugen e planit sipas projektit Italian dhe mbi te cilin jan kthyer te gjitha pronat e zones dhe e nderton ate mbi pronat private. keshtu , miku i Dakos perfiton nje sasi toke te konsiderueshme mbi 10000m2. Pra Bashkia ka ne pronesi rruge dhe nderton rruge mbi pronen private, pa lajmeruar dhe deri me sot nuk kam asnje njoftim. Rruga qe kalon mbi pronen private, sigurishte nje dite do te kompensohet dhe keto deme do ti paguaj taksapaguesi shqiptar. Une e kam denoncuar dhe me pare kete akt te dyshimte, por nuk kisha konflikt me palen dhe nuk ngrija dot padi. Sot me eshte dhunuar prona dhe une po merrem me denoncimin e ketij dhunimi dhe akti korruptiv. Sigurishte kam pergatite nje ankese per ju me te gjitha dokumentet e nevojshme dhe per dijeni dhe organit te prokurorise Durres. Ju lbej me dije, se kryebashkiaku nuk me ka lejuar kurre te ndertoje dhe as te rrethoje truallin tim, me justifikimin se nuk eshte bere studimi i zones. une respektova ligjet e shtetit shqiptar, une e pesova nga shteti. Kjo ishte e vetmja prone qe kam mundur te marr dhe kete ma vodhi shteti i korruptuar. Jam ne nje gjendje shum te acaruar dhe sigurisht, nese ju nuk do te nderhyni, une deklaroje se do te veproj me vetgjyqesim. kerkoje te me rikthehet prona ne gjendjen e meparshme, abuzuesit te paguajne demin. une e di se si me kan sorrollatur per 20 vjet neper bashki dhe gjykata. Prindet e mi nuk e gezuan asnje prone te tyren, pasi ju legalizoni hajdutin dhe ish pronarin qytetar 300 vjecare e luftoni si armik iklasave. prindet e mi nderruan jete ne shkallet e gjykates dhe sot jam une ne moshen e pensionit. Ky akt dhunues i bashkise me te korruptuar ne vend, me ka dhene shqetesim, per te cilin duhet te cdemtojne. Oligarket e krimit politik duhet te ndeshkohen. Jan keto oligarke qe ti i ke pare qe ndertojne deri dhe brenda ne det dhe ju nuk jeni ne gjendje ti coni perpara Drejtesise. Z. Rama sigurishte une e kuptoj qe eshte e veshtire te mbretesosh mbi keto kusare qe vodhen atedheun, por mbeshtetu tek njerez te ndershem dhe vetem atehere mund te ja dalesh ne krye. Mafia perpara drejtesise. Jo vetem kaq, por cdo punonjes i bashkise, urbanustikes, KKRT qe aprovon te tilla akte korruptive duhet te mbajne pergjegjesi. Nje nenpunes qe nuk denoncon eprorin e tij per korrupsion, ai nuk vlen. Besoj se do te merreni seriozisht me problemin tim, por perse jo dhe problemin tuaj, se Shqiperine e kemi bashke dhe na duhet ta mbrojme nga hajdutet e kriminelet. Ju lutem ju si Kryeminister, ne ceshtjen e kompensimit te ish pronareve, ka nje antikap. ne te gjithe boten shpaguan demtuesi, pra duhet te paguajne te gjithe ato qe rrembyen pronen private permes drejtesise. Prona nuk mund te kete dy pronare te vertete, por vetem nje. Kush gjyqtar qe eshte bere pale me hajdutin, duhet te paguaj vleren e truallit sebashku me hajdutin. C’pune ka populli te paguaj per hajdutet?! Per pronatqe me kan vjedhur mua nevoiten vetem 2 ore gjyq, pasi jan marr ne menyre flagrante. Nese nuk bejne dokumentat e mija ne gjyre te verdhe, atehere mund te lind e drejta dikuj tjeter. hjdutet jan aty, veji perpara drejtesise. Fjala e urte keshtu thote dhe keshtu kemi shpresuar, ” Drejtesia vonon, por nuk harron”.

Leave A Reply