Zbulohet një mumje e shekullit të XII në Rrethin e Arktikut

0

Shkencëtarët rusë dhe koreanojugorë kanë gjetur një mumje të seksit femër, e groposur në afërsi të Rrethit polar të Arktikut.

Bashkë me të u gjetën dhe tre mumje të tjera seksit mashkull dhe një tjetër të një foshnjeje të seksit femër në dy gropa të tjera.

Sipas studiuesëve  besohet se mbetjet e trupit të femrës i përkasin shek.XII.

Vathët e gjetura në veshët e mumies krijojnë hipoteza se ajo përfaqëson kohën e civilizimit mesjetar të peshkimit dhe gjuetisë dhe se gruaja i përkiste rangut më të lartë shoqëror.

Më befasuese ka qenë fakti se flokët, qerpikët e syve dhe dhëmbët  e  gruas janë pothuajse të paprekur pasi ishin ruajtur nga një veshje prej gëzofi dhe pllakash bakri të vendosura në gropë si pjesë e ritualit të dërgimit në botën e përtejme.

Gjurmët ngjyrë jeshile janë të materialit bakër në kokën e gruas.

“Ka dy lloje mumjesh në historinë e njerëzimit artificiale dhe natyrale. Shembujt e mumjeve artificiale janë ato të Egjiptit. Mumifikimi (kthimi i kufomës në mumje nëpërmjet tharjes dhe trajtimit me balsam) etj., vëzhgohet derisa të arrihen kushtet e mjedisit, permafrosti (ngrirja e shtresave të sipërme të tokës)dhe vendosja e materialeve prej bakri në gropë për të kryer varrosjen. Mumje natyrale si ato në Zeleny Yar janë shumë të rralla dhe kjo na lejon të studiojmë më mirë organet brendshme të mumjeve “, thotë  Profesori  Dong-Hoon Shin,nga Universiteti Kombëtar i Seulit në Korenë e Jugut.

Trupi thuajse është i shpërbërë ndërsa koka është ruajtur mjaft mirë.

Qartësisht dallohet se mumja është e seksit femër.

Ndërsa foshnja është gjetur në një gropë tjetër dhe nuk besohet të ketë lidhje me mumien e grua

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.