Zbardhet dosja e Habilajve nga Drejtësia Italiane …

1

Zbardhet dosja prej 460 faqesh e bandës së trafikut të armëve dhe drogës, drejtuar nga Mosi Habilaj. Në dosje përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe 4 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim, përpos të arrestuarve.

Merr fund misteri i 4 personave të tjerë që është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar si pjesë e bandës së trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Në përgjimet telefonike dhe ambientale të Guardia Di Financa , rezultojnë si pjesë e trafikut edhe shqiptarët e tjerë Florian Habilaj, Armand Sula, Sabaudin Cela dhe Nezar Seiti.

Nga dosja e përgjimeve banda drejtohej nga Moisi Habilaj që qëndronte në Itali për të koordinuar trafikun me italianët dhe vëllai i tij, Florian Habilaj, që merrej me nisjen e drogës nga Shqipëria. Florjan Habilaj sipas burimeve jeton mes Vlorës dhe Fierit dhe është në kërkim ndërkomëbtar nga Italia.

Emri i Florian Habilajt është përmendur edhe në Parlament nga opozita. Sipas akuzave Florian Habilaj ka përdorur makinën e Sajmir Tahirit, ndërkohë që në dosjet e Guardia Di Financa përmendet në të gjitha përgjimey duke folur për trafikun e drogës në Itali me vëllain e tij Moisi Habilaj.

Ndërkohë Armand Sula gjithashtu është një emër i njohur i botës së krimit pasi në shkurt të këtij viti i është bërë atentat në Fier duke i vendosur tritol poshtë makinës. Ai ka qënë më parë në burg për trafik droge dhe sapo kishte dalë nga qelia në momentin që iu bë atentat. Armand Sula kishte rol kyç në koordinimin e trafikut.

Personi i tretë në kërkim, Sabaudin Cela është arrestuar në Itali në vitin 2014 pasi është kapur me një sasi prej 300 kg marijuanë. Në atë kohë u arrestua edhe Dritan Dervishaj, që gjithashtu përmendet në përgjimet e dosjes së autoriteteve italiane, që komunikon me Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë për trafikun e marijuanës drejt Katanias.

Nezir Seiti, personi i 4 i shpallur në kërkim, nuk rezulon me dënime të mëparshme, por kishte rol kyç në trafikimin e drogës drejt Italisë. Në dosjen e përgjimeve përmenden edhe një sërë emrash të tjerë që komunikonin me bandën shqiptaro-italiane. Mes tyre edhe Mariglen Alimuçaj, i cili është arrestuar më parë për trafik kokaine në Fier.

Pjesë e rrjetit që çonte dogë në Itali ishte edhe Tigrens Mezuraj dhe Limos Brahimaj thuhet në dosjen e përgjimeve.Erson Zhuka, i arrestuar pak kohë më parë për transportin e 3.5 ton kanabisi, është një tjetër emër që përmendet në dosje dhe që njihet me pseudonimin “Maloku”.

Enea Sula gjithashtu komunikon me bandën e cila merret me trafikun e drogës. Nga përgjimet këta persona flisnin edhe për kanabisin që ishte mbjellë në Shqipëri dhe për mënyrat se si do veprohej për dërgimin e marijuanës në Itali.

Në një përgjim telefonik Florian Habilaj i thotë të vëllait Moisiut se po shkon për në Tiranë pasi e kërkon për tu takuar “Shefi i madh”.

Në dosje përmenden edhe emrat e Nezar Saitit, Armando Sulajt, Sabaudin Çelaj dhe shumë të tjerëve. Hetimi ka nisur pas përgjimeve në 2013 të Elson Zhupa, ndërsa më pas kanë dalë në dritë edhe Habilajt.

Emri i ministrit Tahiri
Emri i ish-ministrit del në përgjimet e 16 dhjetorit të vitit 2013 gjatë një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt. “Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Tahiri pranoi sot se ka bërë gabim që makinën ua ka shitur kushërinjve.

Gjithashtu emri i Tahirit del edhe në një tjetër bisedë mes Moisi Habilajt dhe Sabautin Çelës.“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi””, thuhet në dosje.

Florjan: sot me ka thirrur ne Tirane Shefi i madh

Ne date 6 tetor 2013 Moisi Habilaj qe ndodhet ne Katania flet ne telefon me vellain Florian qe ndodhet ne Shqiperi. Ky i fundit e informon se eshte thirrut ne Tirane nga “shefi i madh” te cilit nuk ja permend emrin. Hetuesit italiane nuk e kane identifikuar akoma, edhe pse kjo fjali le te nenkuptohet se banda e Moisi Habilajt kishte nje nivel te larte qe e drejtonte nga kryeqyteti.

Florian Habilaj – Cfarë po bën?….ej, më dëgjon
Moisi Habilaj – C’ thuhet? C’ behet? Femijet mirë?
Florian Habilaj – Hic , mirë, gjithcka në rregull
Moisi Habilaj – E mbylle?
Florian Habilaj – Po , po.. do të dërgoj targat dhe anulimin e Porsch me to
Moisi Habilaj – Po kur do të mi dërgosh?
Florian Habilaj – t’ I ka dërguar, vëlla.. nuk e di kur, më telefonoi , nuk të tha?
Moisi Habilaj – Mere në telefon dhe pyete se me kë ti ka dërguar , kështu që nesër dërgoj atë që të presë autobusin
Florian Habilaj – ok, ne rregull
Moisi Habilaj – C’ thuhet tjetër?
Florian Habilaj – Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita , këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg vlorës)
Moisi Habilaj – Po c ne?
Florian Habilaj – Më kërkoi ‘’shefi I madh’’
Moisi Habilaj – Cfarë donte?
Florian Habilaj – Asgjë, , për këto… për situatën
Moisi Habilaj – Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)
Florian Habilaj – Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë
Moisi Habilaj – Po cfarë të tha?
Florian Habilaj – më tha, “” cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë ‘’ kështu kështu” ( nëkupton që I ka shpejguar gjithcka fill e për pe)
Moisi Habilaj – qe do të thotë?
Florian Habilaj – I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh ( në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë
Moisi Habilaj – , ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje
Florian Habilaj – po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi
Moisi Habilaj – Po, .. edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)
Florian Habilaj – edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “ unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit’’
Moisi Habilaj – e kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?
Florian Habilaj – E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?
Moisi Habilaj – po, më thuaj , vëlla
Florian Habilaj – e kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit
Moisi Habilaj – Po
Florian Habilaj – ai I ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…
Moisi Habilaj – sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?
Florian Habilaj – Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin
Moisi Habilaj – …. Blasfemi
Florian Habilaj – … megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë’’- më tha në fund ( shefi)… ‘’shko dhe mos e vrit mendjen’’
Moisi Habilaj – e ka të qartë ai…
Florian Habilaj – sigurisht qe e ka të qartë, si jo… I thashë…ia thashë të gjitha, Moisi
Moisi Habilaj – Ateherë dakort
Florian Habilaj – ai I tha ‘’ ne s kemi faj…. Na shqetësoi…na shkatërroi të gjithë biznesin ‘’ – I thashë (shefit)
Moisi Habilaj – në rregull
Florian Habilaj – me tha’’ shko dhe mos e vrit mendjen” dhe të bëri të fala në mënyrë të vecantë

 

Maridian: Humba 1.3 tone droge, si kur humb nje femije 

Sabah (Z): Sa mirë që shpëtuam… sa mirë!
Maridian: Ça thua
Z: Sepse, nëse ai do të kishte lajmëruar në heshtje, do të na kishin kapur aty.
M: Pastaj ku do të kishim ikur… vetem te mbyteshim… (shan)… për atë i lutesha Zotiti sot: “Zot… të paktën na shpëto ne… sepse ajo (i referohet mallit) iku… të paktën mendo për ne”… i thoja.
Z: Çfarë na bëri ai qelbësirë!
M: Na prishi çdo gjë… na ka dëmtuar
Z: Lëre çfarë dëmi
M: Po kur e shihja atë punë (i referohet mallit ndr) që përfundoi ashtu… Xhaxha… nuk e di… më vinte keq si të ishte një fëmijë
Z: 1 ton e 300 mijë kile ishin
M: Më vinte shumë keq sikur të bëhej fjalë për një fëmijë… e kupton?… që e kapën ata.
Z: Një ton e 300 kile ishin
M: Kur e shihja që e merrnin ata qelbësira në kurriz

Trafikantët: Dua 160 mije euro e i dua të vdekur të tre

U: Qelbësirat që na kanë…
M: Na varrosën e na lanë fëmijët në rrugë!… Ua q… do t’i kishim parë kalamajtë tanë burra 20 vjeçarë (nëse do t’i kishin kapur ndr.)… unë kam për të marrë akoma 160 mijë euro nga ky që (inc.le)…
U: Ku e ke makinën?
M: Këtë ku do të shkojmë ne poshtë… dhe do i  them Anxhelos (e ka për Busacca Angelo , ndr) ti marr ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur  të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t-i bësh asgjë….

Më pas Habilaj Moisi imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë:  Mana Mirere i me figghii… ma morere kistu… ma morere kiddu”! (Duhet te vdesin femijet e mi… duhet te vdese ky… duhet te vdese ai)

U:Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira!
M: U q…

 

Dosja e plote e pergjimeve te drejtesise italiane per banden shqiptare te Habilajve

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

1 Koment

  1. Pingback: Habilaj duket se kishte lidhje të forta edhe me “sallën e radarëve në Durres” - ABN

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.