Zaev u kërkon qytetarëve që të jetojnë në bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjelltë

0

Gjatë tubimit elektoral në Kërçovë, lideri i LSDM-së Zoran Zaev u është drejtuar qytetarëve që të jetojnë në bashkëjetesë, mirëqenie dhe respekt të ndërsjelltë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev në takim me qytetarët, ka theksuar vendimet e qeverisë  aktuale dhe sipas tij kjo alternativë do të shërbejë si një shtysë  për zvhillimin lokal të kësaj zone.

Pas thirrjeve për bashkëjetesë dhe bashkëpunim mes të gjithë qytetarëve zaev ka përmendur rritjen e rrogës minimale, tarifat e energjisë elektrike kompensimin e të falimentuarve dhe anulimin e taksës radiofuzive, transmetojnë mediat  vendase.

“E ndërpremë taksën radiodifuzive dhe i zvogëluam edhe këto harxhime për familjet. Ju paguani taksa dhe Radiotelevizioni Maqedonas do të financohet nga buxheti i shtetit. Në të njëjtën kohë miratuam ligjin për rrogën minimale dhe e njëjta nuk është më 9500 denarë por 12 mijë denarë. Me rritjen e rrogës minimale e hapën spiralen për rritjen e të gjitha rrogave tjera, ai që merrte 15 do t’i merr 18 mijë, ai që merrte 20 do t’i merr 24 mijë dënar –ka përfunduar Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.