Zaev : një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij

0

“Kemi bërë një hap të madhe në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtojë se fortë e mbështesim atë”, tha Zaev.

Derisa komentoi dhunën  e mbrëmshme tha se një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij.

“Ajo që ndodhi mbrëmë  ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, tha Zaev.

Zaev  dekalroi se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Derisa komentoi intervenimin e vonshëm të policisë kreu i LSDM-së theksoi se mbrëmë u shkel Kushtetuta dhe ligjet e RM-së dhe se do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë. Me këtë rast sugjeroi që Mitko Çavkov të ikë sa më larg që është e mundshme.

“Kjo që ndodhi mbrëmë ishte vetëm një vërtetim për shkeljen e  Kushtetutës. Zaev tha se pret dorëheqjen e menjëhershëm të Mitko Çavkovit dhe të ik sa më larg që është e mundur”, tha Zaev.Alsat Maqedoni

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.