“YouTube” publikon rregulloren e re për adresimin gjuhës së urrejtjes

0

Youtube qartësoi rregulloren e re të gjuhës së urrejtjes e cila do tu tregojë video krijuesve se çfarë është e pranueshme dhe çfarë jo.

Në një postim në blog, platforma më e madhe në botë e videove tha se nuk do të lejonte shfaqjen e reklamave në ato video që nxisin urrejtje dhe diskriminim.

Ndryshime e reja vinë pas shqetësimeve se reklamat po vendoseshin në përmbajtje të cilat nxisnin urrejtje. Por disa blogerë thonë se rregullorja e re është tepër strikte dhe mund të dëmtojë të ardhurat e tyre.

Në Gusht, shumë yje të Youtube u ankuan se videot e tyre janë cilësuar si armiqësore dhe si rezultat nuk do të fitojnë para prej reklamimit. Postimi në blog qartëson këtë dilemë se cilat përmbajtje do tu gjenerojnë të ardhurat dhe cilat jo.

Por çfarë është një përmbajtje që nxit urrejtje sipas Youtube? Çdo video e cila fyen njerëzit për nga raca, etniciteti, kombësia, besimi, mosha, statusi i veranit, orientimi seksual, identiteti gjinor do të cilësohet e tillë dhe si rezultat nuk do të jetë subjekt reklamash dhe përfitimi për krijuesin.

Ky njoftim u pasua nga kritika të ashpra. Kritikët thonë se algoritmi i përdorur për të gjetur videot me përmbajtje të papërshtatshme nuk është perfekt. Gjithashtu janë të shumta videot muzikore të cilat shkojnë në kufinjtë e përmbajtjeve seksuale të ndalueshme për publikim dhe ende përmbajnë reklama.

Share.

About Author

Leave A Reply