Yee deklaron sërish se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

0

Zyrtari i lartë i DASH, Briyan Hoyt Yee ka deklaruar sërish se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, ndërsa ka këshilluar dy shtetet që të ecin në hapa më të shpejtë se tani.
“Ka filluar një dialog i brendshëm në Serbi, por duhet të zhvillohet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më shpejt se që është tani. Kjo është vetëm këshillë, pasi përsëri dy shtetet vendosin”, deklaroi Yee
Zyrtari i lartë amerikan u pyet nga një gazetar i Zërit të Amerikës për deklaratën e tij se “Serbia nuk duhet të ulet në dy ulëse”.
Ai e sqaroi situatën duke thënë se ishte një këshillë e tij dhe jo ultimatum. “Thënia ime ishte që Serbia të shkojë sa më shpejt drejt BE-së. Nuk ishte ultimatum, as paralajmërim. Tema ishte se si shteti serb duhet të ecë drejt Bashkimit Evropian, dhe unë i dhashë disa këshilla”, tha Hoyt Yee.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.