Xhamat antiplumb shpëtuan Dortmundin

0

Tre shpërthimet që tronditën autobusin e Borusias së Dortmundit rrugës për në stadium para ndeshjes me Monakon fatmirësisht nuk shkaktuan dëme serioze.

Megjithatë, bilanci mund të kishte qenë shumë më i rëndë sikur xhamat e mjetit të mos ishin antipluimb.

Sipas mediave gjermane, ky element luajti një rol vendimtar në minimizimin e pasojave të shpërthimeve pranë hotelit ku ishte vendosur ekipi verdhezi.

Mbrojtësi spanjoll Mark Bartra mbeti i lënduar lehtë në dorë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ndërkohë, menjëherë pas shpërthimit futbollistët e Borusias u morën nën kujdes nga forcat e ushtrisë, të cilat i shoqëruan lojtarët nën masa të forta sigurie, edhe pse distanca nga vendi i shpërthimeve deri në hotel është e afërt.

Dortmund lojtaret shperthimi

 

Dortmund lojtaret policia

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.