Xhaferri : Presidenti Ivanov ka 10 ditë kohë në dispozicion për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit

0

Kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, deklaron se Presidenti Gjorgje Ivanov ka 10 ditë kohë në dispozicion për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit.

Xhaferi, tashmë i ka dërguar kërkesën kreut të Shtetit  duke i shkruar se në Kuvend është formuar shumica parlamentare dhe se duhet mandatuar Zaev për formimin e qeverisë së rë.

Nëse brenda 10 ditësh , Ivanov nuk e dorëzon mandatin e krijimit të ekzekutivit, atëherë Parlamenti do ta zgjedhë vetë qeverinë, ishte komenti i Xhaferit  gjatë një  interviste

Më herët Ivanovi refuzoi të mandatojë Zaevin për qeverinë e re, ndërkaq pas ardhjes së zv.ndihmësit amerikan, Brian Hoyt Yee, ai e ka zbutur qëndrimin duke kërkuar garanci nga Zaevi për unitaritet të shtetit.

Duke iu referuar  dhunës në parlamentin  maqedonas të shënuar në 27 prilli, Xhaferi nënvizoi se personat përgjegjës do të japin llogari, duke përfshirë këtu edhe vetë deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm.

Shumë prej shteteve ndërkombëtare kanë përkrahuar zgjedhjen e Talat Xhaferit ndërsa protestues dhe  kreu i VMRO-DPMNE,Gruevski  e konsiderojnë zgjedhjen  e Xhaferit në kundërshtim me rregulloren  Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.