Xhafaj u përgjigjet akuzave të Bashës

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dhënë përgjigje akuzave nga Basha, por edhe eksponentë të tjerë të PD për lidhjet me krimin dhe vëllanë e tij.

Fatmir Xhafaj deklaroi se PD përpos 8 viteve që ka qenë në pushtet, kishte sërish mundësi para pak javësh kur drejtoi ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë për të nxjerrë faktet, ndësa shtoi se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë histori.

Do të bëj një reagim për akuzat ndaj meje. Keni ndërmarrë ndaj meje një sulm në një histori të filluar 15 vite më parë, 15 vite më parë, unë u përgjigja. Në 2010 kur ju ishit në pushtet më sulmuat me të njëjtin avaz për vëllain.

Unë u përgjigja akuzave, cfarë kam pasur i kam thënë të gjitha. Ju prej tetë vitesh ishit në pushtet si kryeministër dhe ministër i Brendshëm i kishit mundësitë, nuk besoj se i falët familjarët e mi.

Edhe vjet iu rikthyet me avazin, ndërsa unë reformën. E rifilluat sërish sivjet në mars kur u bëra ministër, nga maji i këtij viti ishit në qeveri te Drejtësia dhe e Brendshmja dhe janë dy ministri ku janë faktet dhe provat nëse ka të tilla. Por si nuk gërmuat? Ku kishte rast më të mirë sesa të më kryqëzonit.

Jo vetëm kryetari juaj, por askush tjetër nuk mund të më vendosë në këtë akuzë për atë që mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes time.

Kujdo që mund ti ndodhë është në moshë madhore dhe mund të përgjigjet. Por edhe nëse do të ishte e vërtetë, unë kam të drejtën të pyes?

Ku është përgjegjësia ime? Sa për ligjore as që bëhet fjalë. Unë jam i gatshëm të përballem me përgjegjësitë e mia. Nuk kam ndër merrem të merrem me replika” deklaroi ai.

“Vetting te policia, FBI në Tiranë”
Më pas Xhafaj foli edhe për objektivat e tij në krye të Ministrisë së Brendshme në këtë mandat qeverisës.

Urdhër për fillimin e procesit për e Vettingut për kontrollin e punonjësve të policisë. Përsa kohë ka njerëz të lidhur me botën e krimit, policia nuk mund te ketë sukses, pasi minojnë punën e policisë.

Policia duhet të pastrohet nga invividë të tillë. Ndaj jam i vendosur t’i shkoj deri në fund këtij procesi. Kërkohet bashkëpunim me ndërkombëtarët në luftën kundër krimit. Jemi duke përgatitur një program me agjencitë kundër krimit.

Gjatë gushtit kërkuam bashkëpunimin e BE, SHBA, Gjermanisë etj për prioritetet duke kërkuar edhe monitorim. Shpresoj të atashohen në Shqipëri një grup nga Europol dhe FBI për realizimin e prioriteteve tona.

Rendi dhe siguria debatohen fort, qeveria është e hapur për bashkëpunim, ne mirëpresim cdo vërejtje, qëndrimi mbështetës do të ishte dekurajim për kriminelët. I kërkoj opozitës të monitorojë angazhimet që ne po marrim”deklaroi ai.

Share.

About Author

Leave A Reply