Xhafaj : Tolerance 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor

0

Kundër ndërtimeve të paligjshme duket se është vënë çdo instancë e shtetit, ku pas reagimit të ministrit të  Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe asaj të Sipërmarrjes, Sonila Qato ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka paralajmëruar nisjen e hetimeve për të këtë çështje.

“Tolerance 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor”, shprehet Xhafaj në Twitter, teksa thekson se për këtë çështje do të hetojë edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat brenda Policisë së Shtetit, për të zbuluar nëse ka pasur apo jo abuzime nga strukturat e shtetit për të lejuar punimet në Grykën e Këlcyrës, në luginën e Vjosës

“SHÇBA e Hetimi Pol Shtetit në luginën e Vjosës. Tolerance 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor. Flm medias e shoqërisë civile”, shkruan Xhafaj në Twitter.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.