Xhafaj premton Vetting edhe në polici

0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka konfirmuar në fjalën e tij në seancën parlamentare të ditës së sotme, paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për sa i përket pastrimit të policisë nga segmente të lidhur me krimin e organizuar.

“Pastrojmë policinë nga krimi”
Xhafaj është shprehur se do të japë urdhër që punonjësit e Policisë së Shtetit t’i nënshtrohen Vettingut, proces ky i cili synohet të realizohet në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Urdhër për fillimin e procesit te Vettingut për kontrollin e punonjësve të policisë. Përsa kohë ka njerëz të lidhur me botën e krimit, policia nuk mund te ketë sukses, pasi minojnë punën e policisë.

Policia duhet të pastrohet nga individë të tillë. Ndaj jam i vendosur t’i shkoj deri në fund këtij procesi. Kërkohet bashkëpunim me ndërkombëtarët në luftën kundër krimit. Jemi duke përgatitur një program me agjencitë kundër krimit”, është shprehur Xhafaj.

“EUROPOL dhe FBI në Shqipëri”
Ministri i Brendshëm ka zbuluar gjithashtu se gjatë muajit gusht ka kërkuar bashkëpunimin e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë etj., për ta monitoruar këtë proces.

“Gjatë gushtit kërkuam bashkëpunimin e BE, SHBA, Gjermanisë etj., për prioritetet duke kërkuar edhe monitorim. Shpresoj të atashohen në Shqipëri një grup nga EUROPOL dhe FBI për realizimin e prioriteteve tona”, tha Xhafaj.

“I kërkoj opozitës të monitorojë angazhimet që ne po marrim”, deklaroi ai, duke shtuar se qeveria është e hapur për bashkëpunim dhe mirëpret çdo vërejtje dhe se një qëndrim mbështetës do të ishte një dekurajim i madh për kriminelët.

Share.

About Author

Leave A Reply