Xhafa do të marrë pjesë në konferencën rajonale të ministrave të Brendshëm në Trieste

0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është nisur për një vizitë në Itali. Burime pranë Ministrisë së Brendshme thanë se vizita e Xhafajt në Itali vjen në kuadër të mbajtjes së konferencës rajonale të ministrave të Brendshëm në Trieste, në përmbyllje të projektit IPA.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme ka përgenjështruar edhe shkrimet në disa media sipas të cilëve vizita e Xhafajt në Itali bëhej për dosjen Habilaj.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është ftuar të jetë pjesë e panelit të ministrave të Brendshëm të Rajonit ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të BE, me fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin ndër-rajonal dhe më gjerë, me qëllim shkëmbimin e informacionit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.