Washingtoni dërgon raketa “Patriot” Emirateve të Bashkuara Arabe

0

Washingtoni ka bërë një marrveshje për ti shitur Emirateve të Bashkuara Arabe, 160 raketa të tipit “Patriot”, për një shifër prej dy milliard dollarësh.

“Ashtu si për çdo kontratë tregtare për shitjen e armëve nga Washingtoni, është Departamenti i Shtetit që miraton shitjen e mundshme të këtyre 160 raketave për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Departamenti i Mbrojtjes që ka informuar për këtë Kongresin, që teorikisht mund të kundërshtojë”, shkruhet në deklaratën e  Pentagonit.

“Kjo kontratë për armatimin do të kontribuojë për politikën e huaj dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së duke riforcuar sigurinë e një aleati të rëndësishëm që ka qenë dhe vazhdon të jetë një forcë për stabilitetin politik dhe progresin ekonomik në Lindjen e Mesme”, deklaron Departamenti i Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur situata në Azi është tepër e tensionuar dhe kjo marrëveshje e SHBA-ve me Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jetë një tjetër aleancë kundër kërcënimeve terroriste.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.