Vulin iu bëri thirrje serbëve në Kosovë të votojnë për Listën Serbe

0

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin iu bëri thirrje serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhjet  lokale të 22 tetorit  dhe të votojnë për Listën Serbe.

“Edhe kësaj radhe i bëj thirrje që të votojnë për Listën Serbe, të dalin në numër sa më të madh në që të jetë e mundur në votime dhe të mos lejojnë askënd të vendosë në vend të tyre, ata jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe ata e dinë më mirë se Lista Serbe ka lidhje me Qeverinë serbe, ajo garanton se Qeveria do të vazhdojë të financojë jetën në Kosovë dhe do të vazhdojë të jetë një faktor përcaktues “tha Vulin, transmeton Klan Kosova.

Thirrje të njëjtë për serbët që jetojnë në Kosovë pati sot edhe presidenti i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.