Vuçiç : Kosova, është pengesa më e madhe e Serbisë në procesin integrues në BE

0

Presidenti Vuçic, ka folur për çështjen e Kosovës, gjatë intervistës për Associated Press. Vuçiç është shprehur se Kosova, është pengesa më e madhe e Serbisë në procesin integrues në BE.

Sipas tij, konfliktit të ngrirë duhet ti jepet fund, të fokusohen në vazhdimësinë e bisedimeve dypalëshe, por për këtë nevojitet edhe konsensus midis partive politike Serbe.

Aleksandar Vuçiç, teksa foli lidhur me çështjen e Kosovës u shpreh se ajo është pengesa më e madhe e shtetit të tij për integrimin në Bashkimin Europian.

Konflikti i ngrirë mund të pengoj për një periudhë të gjatë kohore bashkëpunimin midis Serbis dhe Kosovës. Vuçiç është shprehur se është optimist për vazhdimin e dialogut, për këtë është angazhuar për arritjen e një konsensusi të brendshëm politik. “Për këtë duhet të arrijmë një marrëveshje ose kompromis paqe nga të gjitha palët”, tha Vuçiç.

Gjatë intervistes ka ideuar se me me shqiptarët duhet një marrëveshje 50 deri 100 vjeçare.

Vuçiç pranoi se e kaluara nacionaliste e tij si një anëtar i lartë i një partie që u përpoq për zgjerimin e kufijve serbë në Ballkan – ose “Serbia e Madhe” – gjatë luftrave të përgjakshme me fqinjët e saj ka shkaktuar disa dyshime rreth sinqeritetit të kalimit të tij për t’u bërë reformatori pro-perëndimor, por kjo nuk do të ndikoj.

Sipas tij, “Serbia e di se ku po shkonë, çfarë do të thotë se jemi në rrugë drejt BE-së; ky është qëllim strategjik i vendit tonë. Në të njëjtën kohë, duam të ruajmë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Turqinë, Kinën, SHBA-në dhe të tjerë”, tha presidenti serb.

Presidenti Aleksandar Vuçiç i tha se ai dëshiron të kërkojë anëtarësimin në BE, ndërsa në të njëjtën kohë mban lidhje të forta me aleatin e tij tradicional sllav, Rusinë dhe fuqitë e tjera botërore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.