Vuçiç deklaron se Kosova nuk është e humbur

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Kosova nuk është e humbur, ashtu sic pretendojnë disa.

Ai theksoi se po të ishte ndryshe, nuk do të kishte luftuar kaq fort për të.

Këtë deklarata kreu i shtetit serb e dha për mediat serbe ndërsa komentonte disa mbishkrime ku thuhej se Serbia e ka humbur Kosovën.

Vuçiç shtoi se është më i vendosur në të gjitha bisedimet mbi këtë çështje.

Më herët, presidenti serb tha se është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromisi, që do të ishte e pranueshme nga të dyja palët.

Numri një i shtetit serb tha se nëse krijohet një bosht paqeje dhe stabiliteti mes serbëve dhe shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, në 100 vjetët e ardhshëm do të jenë zgjidhur 80 për qind e problemeve politike.

I pyetur se si do të jetë reagimi i popullit serb në lidhje me Kosovën, ai është shprehur se është i vetëdijshëm, që çfarëdolloj kompromisi të bëhet, qëndrimet janë të ndara në dy grupe, ata që gjykojnë të drejtë që Kosova t’u dorëzohet shqiptarëve dhe ata që nuk e duan këtë gjë. I ndërgjegjshëm se jo të gjithë janë të gatshëm të dëgjojnë gjithçka, Aleksandër Vuçiç, tha se i di se cilat janë pasojat personale e politike.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.