Vritet xhihadisti shqiptar nga Maqedonia

0

Xhihadisti shqiptar nga Maqedonia, 26-vjeçari Ohran Ramandani, që kërcënoi me sulme Evropën dhe konkretisht Zvicrën, është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në maj të këtij viti në Siri.

Sipas gazetës zvicerane ‘SonntagsZeitung’, 26-vjeçari ka qenë njëri ndër luftëtarët e rangut më të lartë të ISIS.

26-vjeçari ka jetuar edhe në Zvicër, konkretisht në Dübendorf të Kantonit të Zyrihut.

Ai nuk eshte nje emer i panjohur pasi, me pare ka kërcënuar myslimanët në Ballkan, dhe është shprehur se dëshiron te kthehet në Zvicër me ushtrinë e Shtetit Islamik

Shqiptari ka pasur lidhje edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it etj.

Gazeta përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera.

Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur të bëhej shef i shërbimit informativ të ISIS-it për rajonin e Ballkanit.

Ndërsa sipas Koalicionit anti ISIS, të udhëhequr nga amerikanët, Orhan Ramandani i mbiquajtur edhe si Daniel al-Albani, kishte planifikuar nga Siria sulme terroriste jashtë vendit, mes tjerash edhe në Evropë.

Shqiptari ishte zhdukur nga Zvicra në vitin 2014, ndërsa pas një viti ishte paraqitur në një video propagandistike të ISIS-it. Kur, gazeta “SonntagsZeitung”, në vitin 2015 kishte bërë hulumtimin e parë lidhur me këtë problematikë, ajo kishte konfirmuar faktin se i riu kishte qëndruar një kohë në Zvicër, duke thënë se do të kthehej sërish aty, por kësaj radhe me ushtrinë e ISIS-it.

Në Siri, Orhan Ramadani kishte luftuar në njësitin e njëjtë kua kanë bërë pjesë edhe Valdet Gashi (ish kampion thaiboksi) dhe Christian-i, një zviceran i konvertuar në islam, të dy nga Ëinterthur-i, i kantonit të Zyrihut.

Më tej gazeta e përmendur merret me ambientin prej nga rrjedhin xhihadistët që shkojnë nga Zvicra në “luftën e shenjtë” në Siri dhe në Irak. Ata janë me shumicë dërrmuese me prejardhje nga Ballkani, kryesisht nga

Kosova, Maqedonia dhe Bosnja. Kjo, përpos përkatësisë myslimane të popullsisë së këtyre vendeve, shpjegohet edhe me përpjekjet e mëdha të ISIS-it që aktivitetet e veta drejt Evropës t`i orientojë duke shfrytëzuar këto vende të Ballkanit si urë lidhëse.

Sipas njoftimit të aleancës anti ISIS thuhet se shqiptari është vrarë më 21 maj nga një sulm ajror në afërsi të lokalitetit sirian, Mayadin në luginën e Eufratit. Më 3 gusht të vitit 2017, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi në faqen e saj të internetit, se ka vrarë disa luftëtarë të ISIS-it në Siri.

xhihadisti

xhihadisti

xhihadisti

Share.

About Author

Leave A Reply