Voltana Ademi shpalos projektet strategjike për Shkodrën

0

Bashkia e Shkodrës, prezantoi disa nga projektet strategjike të planit të përgjithshëm vendor, që vetëm pak ditë më parë mori bekimin e Këshillit Kombëtar të Territorit! Kryebashkiakja Voltana Ademi, evidentoi fushat ku do të bazohet zhvillimi dhe investimet në kryeqendrën e veriut.

Bashkia Shkodrës do ti përgjigjet me kërkesa konkrete sfidës së kryeministrit Edi Rama për të paraqitur projekte për financime.

Pasi mori miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, bashkia e qytetit verior prezantoi projektet strategjike të planit të përgjithshëm vendor, për një pjesë të të cilëve do të kërkohet financimi i qeverisë qëndrore.

Financimi  në total përllogaritet të kërkojë një vlerë prej 5 miliard lekësh  dhe Bashkia e Shkodrës pranon se nuk ka të ardhura për ti realizuar e vetme.

Voltana Ademi: Ne kemi përfituar jo shumë, mund të them pak, por përgjigjet janë disa nga ato që ne mund të realizojmë.

Turizmi, biznesi, bujqësia, agrobzinesi, kultura e sporti janë vetëm disa nga drejtimet ku do të fokusohet bashkia e kryeqendrës së veriut deri në vitin 2030. Duke e vënë theksin tek infrastruktura dhe mjedisi, kryebashkiakja Voltana Ademi u fokusua tek investimet për projektet e sistemimit të ujërave të zeza në Shkodër.

Voltana Ademi: Kur bëhet fjalë për Shkodrën, të gjithëve i shkon mendja tek qyteti i bukur, tek uji. Ne kemi ujë pafund. Tek lumenjtë, sigurisht tek liqeni dhe malet. Por liqeni i Shkodrës vazhdon të mbetet një ndër burimet më të papërdorura kur bëhet fjalë për ekonominë dhe zhvillimin.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj disa ditë më parë kryetares së bashkisë Shkodër, Voldana Ademi duke e ftuar atë të prezantonte ndonjë projekt serioz për Shkodrën.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.