Voltana Ademi ngre çadrën në Shkodër, Përplasje polici-bashki

0

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi  tha se policia ndërhyri në mënyrë të jashtëligjshme për të hequr çadrën e cila është vendosur para bashkisë paraditen e sotme

Policia ka dhënë afat deri në orën 13:00 për ngritjen e çadrës më pas ata kanë paralajmëruar heqjen e saj.

Bashkia thotë se çadra është pjesë e aktivitetit që ajo planifikon të zhvillojë sot në kuadër të ditës ndërkombëtare të familjes.

Ademi i bëri thirrje Ramës të mos provokojë, pasi sheshi do të jetë i lirë për të.

Reagon Voltana Ademi:Bashkia kishte planifikuar dhe lajmëruar aktivitetin sensibilizues në pedonale dhe para bashkisë. Aktivitetet organizohen në kuadër të aktiviteteve në ditën ndërkombëtare të familjes, nga ora 10-13 paradite dhe nga ora 17- 20 pasdite.

Sot policia e shtetit në mënyrë të jashtëligjshme ndërhyri për të mos lejuar aktivitetin sensibilizues, komunitar që organizohej nga bashkia, me arsyen, pa arsye se 5 orë më vonë PS ka takim. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos provokojë, sepse shumë më përpara në orarin kur ka takim, në rrugën përpara prefekturës Shkodër, ashtu sikurse ka lajmëruar, sheshi do të jetë i lirë. Bashkia e Shkodrës do vijojë aktivitetin ashtu siç ka parashikuar në dobi të komunitetit. 

Një çadër që do të ngrihej në ambientet para bashkisë së Shkodrës, paraditen e sotme është bërë shkak për përplasje mes policisë së shtetit dhe punonjësve të bashkisë të këtij institucioni.

Pse duhej çadra? Bashkia e Shkodrës thotë se çadra ishte pjesë e aktiviteve që po organizon me rastin e “Ditës ndërkombëtare të Familjes”.

Në momentin kur kanë vendosur materialet e para të ngritjes së çadrës, para bashkisë kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë tentuar të bllokojnë ngritjen e saj,  pasi pasdite do të mbahet dhe takimi elektoral i kryeministrit Rama.

Punonjësit e bashkisë refuzuan me argumentin se kishin leje për ngritjen e çadrës në territorin e bashkisë dhe se kjo do të qëndronte e hapur deri në orën 13:00 kur është parashikuar mbyllja e aktivitetit.

Ndërkohë aktiviteti i kryeministrit Rama do të ishte pasdite, rreth orës 17:00

Debati dhe përplasja ka vijuar për gati 30 minuta.

Socialistet e quajne provokim-  Përfaqësues të PS-së, kandidatë për deputetë dhe vetë kryetari  i degës së Shkodrës kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me punonjësit e policisë duke kërkuar që të mos lejojnë ngritjen e çadrës, duke e cilësuar si provokim.

Policia: Çadra e hapur deri ne 13:00 – Bashkia e Shkodrës e ka mohuar. Pas gati 30 minuta është sqaruar situata. Ka pasur dhe një takim të shefit të komisariatit në mjediset e bashkisë. Forcat e policisë u larguan dhe lejuan ngritjen e çadrës deri në orën 13:00. Ky është afati që policia ka lejuar për mbajtjen e çadrës.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e quajti provokim të Ramës.

Behet gati per mitingun e Rames-  Në Shkodër ka mbërritur dhe  stafi teknik i cili do të përgatisë takimin e kryeministrit Rama. Çadrën e kanë quajtur provokim dhe tentativë për të bllokuar aktivitetin e kryeministrit.

Kryetarja e bashkisë e quajti ndërhyrje të jashtëligjshme të policisë dhe i bëri thirrje Ramës të mos provokojë, pasi sheshi do të jetë i lirë për të.

Reagon Voltana Ademi:Bashkia kishte planifikuar dhe lajmëruar aktivitetin sensibilizues në pedonale dhe para bashkisë. Aktivitetet organizohen në kuadër të aktiviteteve në ditën ndërkombëtare të familjes, nga ora 10-13 paradite dhe nga ora 17- 20 pasdite.

Sot policia e shtetit në mënyrë të jashtëligjshme ndërhyri për të mos lejuar aktivitetin sensibilizues, komunitar që organizohej nga bashkia, me arsyen, pa arsye se 5 orë më vonë PS ka takim. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos provokojë, sepse shumë më përpara në orarin kur ka takim, në rrugën përpara prefekturës Shkodër, ashtu sikurse ka lajmëruar, sheshi do të jetë i lirë. Bashkia e Shkodrës do vijojë aktivitetin.

 

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.