Vlorë : Policia sekuestron një gomone

0

Vijon puna prej Policisë Vlorë për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional ”Vjeshtë 2017”. Në vijim të këtij operacioni është sekuestruar një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.

Policia sqaron se mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.