Vlorë : Plagoset me armë zjarri një person

0

Një person është plagosur pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi D.L, 39 vjeç, i cili sipas policisë ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet se i plagosuri është banues në fshatin Trevllazër, në Vlorë.

Ndërkohë po punohet nga policia për zbardhjen e plotë dhe rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi Policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë, 30.10.2017, rreth orës 22:06, Salla Operative është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur.

Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi D.L., 39 vjeç banues në Trevllazër dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.