Vlorë : Ndalohen vjedhesit e kabinetit të informatikës së shkollës industriale “Pavarësia”

0

Policia ka arrestuar në flagrancë 28 vjeçarin, Xhekjano Dhoraj dhe 18 vjeçarin Artur Llanaj, të dy banues në Vlorë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 kompjutera të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ”10 Korriku”.

Dyshohet se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë natës në datën 06.11.2017, në lagjen ”Pavarsia”, kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ”Pavarsia”, dhe kanë marrë (vjedhur) prej aty 24 kompjutera të tipit “Laptop”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.