Vlorë : Gjykata vendos sekuestro pasurive të Habilajve

0

Janë sekuestruar pasuri të Habilajve, njësi shërbimi dhe apartamente banimi me sipërfaqe të ndryshme në Vlorë, për llogari të hetimeve të drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane, pasi dyshohet se janë përfituar nga burime financimi të paligjshme, kryesisht nga veprimtari kriminale.

Pas nisjes së procedimit penal për tre vëllezërit Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, specialistë të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Vlorë, kanë bërë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme.

Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Artan dhe Florian Habilajt, ndërsa nuk figuron asnjë pronë në emër të Moisi Habilajt. Pikërisht ky i fundit ndodhet i arrestuar në Itali, pasi u kap dy javë më parë me një ngarkesë prej kanabisi 800 kg kanabisi në brigjet italiane. Grupi i drogës i udhëhequr nga Habilaj ishte në përgjim nga autoritetet italiane që nga viti 2013, të cilët kanë dokumentuar prova të shumta për implikimin e Habilajve në rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali nga i cili, sipas drejtësisë italiane, ata përfituar 20 milionë euro. Në një prej përgjimeve, Moisi Habilaj përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por hetimet për këtë rast vijojnë pasi provat në ngarkim të deputetit socialist janë të pamaftueshme.

Pasuritë e Habilajve të sekuestruara: 

Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.