Vllaznia-Tirana, hyrja falas në “Loro Boriçi”

0

Hyrja falas në “Loro Borici” për finalen e sezonit. Në Shkodër këtë edicion e kanë ndier mungesën e tifozerisë, por klubi shpreson që ndaj Tiranës, në ndeshjen që vendos mbijetesën mbështetësit të mos mungojnë duke ofruar edhe një lehtësi më tepër, atë të kostos.

Vllaznia njoftoi se ka marrë miratimin nga Federata Shqiptare e Futbollit që hyrja për ndeshjen e fundit të sezonit në Loro Borici të jetë falas, me përjashtim të tribunës qendrore, shkruan super sport. Kështu për të treja tribunat e tjera me një kapacitet në total prej rreth 13 mijë vendesh hyrja do të jetë pa pagesë.

Në këtë mënyrë klubi kërkon mbështetjen e tifozëve në një ndeshje të rëndësisë maksimale për fatet e Vllaznisë që i mjafton edhe një barazim për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.