Vlahutin : Kushti i vetëm i hapjes së negociatave është lufta kundër korrupsionit

0

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka bërë thirrje Shqipërisë të luftojë korrupsionin, duke e cilësuar këtë një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vlahutin tha se BE do t’i ofrojë mbështetje të plotë Shqipërisë në rrugën drejt familjes evropiane, duke shtuar se duhet bashkëpunim politik, si dhe hapa konkrete për këtë.

Diplomatja e BE deklaroi se anëtarësimi është i nevojshëm për politikën shqiptare, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj dhe është me shumë rëndësi progres-raporti i vitit të ardhshëm.

“Secili shtet anëtar i BE duhet të trajtohen me kushtet e paracaktuara dhe kriteret që duhen plotësuar në vijimësi. Është një punë që do përkushtim dhe besimin e palëve. Shtetet që aspirojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektorët kanë detyrim të raportojnë në hartimin e raport-progresit për vitin e ardhshëm.

Kjo është një punë kolektive, ku e rëndësishme është bashkëpunimi mes vendeve dhe këtu janë dy sfida, por me anë të bashkëpunimit rezultatet do jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri tani, por edhe hapat që do ndiqen për anëtarësimin e Shqipërisë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga Shqipëria për të ecur përpara drejt BE. Bashkimi Europian do të mbështetë shoqërinë civile. Shqipëria duhet të plotësojë kriteret e kërkuara. Konsultimet janë pika kyçe për raportin e progresit 2018. Kemi dhënë dhe do japim mbështetje të plotë për Shqipërinë, ndaj duhet bashkëpunim politik, por dhe hapa konkrete për anëtarësimin, që ju keni nevojë. Anëtarësimi është i nevojshëm për të ardhmen e juaj, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë. Është shumë i rëndësishëm progres-raporti i vitit të ardhshëm”, tha Vlahutin.

Vlahutin: Progresi i raportit i vitit 2018 është me rëndësi për Shqipërinë. Vitin e kaluar u kërkua zbatimi i disa rekomandimeve si lufta kundër korrupsionit dhe kanabisit, zbatimi i Vettingut dhe reforma në administratë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare, si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE-së. Kjo është një punë kolektive në të cilën është e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve dhe jo vetëm.

Për Vlahutin, shqiptarët dhe politika duhet ta kenë të qartë se ligjet nuk bëhen për BE por për vetë shtetasit shqiptarë.

Vlahutin: Reformat nuk duhet të bëhen për BE-në, por për  vetë shtetasit shqiptarë. Institucionet duhet të angazhohen për të bashkëpunuar me shoqërinë civile, roli juaj është i rëndësishëm për të kuptuar ritmet e progresit në vend. Dhe këtë vit kemi vendosur që t’i kushtojmë më shumë kohë konsultimit me shoqërinë civile dhe dëshirojmë që të punojmë fort me ju.

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se për të arritur këtë qëllim duhet edhe bashkëpunimi mes palëve politike.

Vlahutin: Secili shtet anëtar apo edhe ata që aspirojnë duhet të pajtohen me këto kushte të paracaktuar dhe kritere që duhet të plotësohen në vijmësi. Është një punë që do përkushtim, natyrisht edhe besimin e palëve, kjo edhe nga shtet anëtare vendet që asiprojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektoret që kanë detyrimin për të raportuar në hartimin e raport progresit për vitin e ardhshëm. Kjo është një punë kolektive në të cilën është e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve dhe jo vetëm.

Këtu janë dy sfida dhe jo vetëm kaq, megjithatë me anë të bashkëpunimit rezultatet do të jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri në këto momente, por edhe hapat që do të ndiqen për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Për hartimin e progres-raportit të vitit 2018, BE do të grumbullojë informacione nga burime të ndryshme. Më pas raporti do ti kalojë për miratim Këshillit të Europës, vendet anëtare të së cilit duhet të votojnë në mënyrë unanime nëse do hapen apo jo negociatat  e BE me Shqipërinë.

Share.

About Author

Leave A Reply