Vlahutin është shprehur sot se Vettingu do nisë nga zbatimi brenda dy javëve

0

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin është shprehur sot se Vettingu do nisë nga zbatimi brenda dy jave.

Duke e cilësuar reformën në drejtësi si reformë komplekse, por më të rëndësishmen, Vlahutin tha se deri në fund të vitit do nisë punën Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK-u.

Deklaratat e saj ambasadorja e BE i bëri gjatë Shkollës Europiane Verore që u mbajt këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

“Reformat do të sjellin një cilësi jete për popullin shqiptar në rrugën drejt BE.

Në fakt e kam thënë këtë gjë shumë herë në të kaluarën, unë vij nga një vend që e ka kaluar procesin e afrimit, procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë asaj rruge, pra gjatë gjithë rrugëtimit.

Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është reforma më impenjiative dhe më komplekse, është gati për t’u zbatuar me procesin e Vettingut brenda dy jave ku do të ngrihet Prokuroria Speciale deri në fund të vitit.

Për çeljen e negociatave, është e qartë për të gjithë se çfarë lipset që të ndodhë për prioritetet kyçe, për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit.

Ne me zor presim të kemi Kuvendin e ri të Shqipërisë që të fillojmë punën jo vetëm me ta, por edhe me qeverinë”, u shpreh Vlahutin.

“Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë kyç” deklaroi ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në aktivitetin e shkollës verore europiane, i financuar nga Bashkimi Europian.

Ambasadorja Vlahutin vuri theksin tek lufta kundër krimit të organizuar përfshi asgjësimi i kultivimit dhe tregtisë së kanabisit.”

Romana Vlahutin: “Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë shumë të rëndësishëm kyç. Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa i takon 5 prioriteteve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjithë aspektet e ligjit dhe në veçanti me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimin dhe tregtisë së kanabisit.”

Paqartesi

Por në këtë periudhë tranzicioni institucional, dhe BE “mezi po pret” Kuvendin e ri të Shqipërisë dhe qeveria e re të nisë punën pasi “ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim në mënyrë që të kemi mundësinë të kuptojmë plotësisht dhe të biem dakord si do të funksionojë, organizohet dhe bashkërendohet axhenda europiane”

Prioritet tjetër është dhe reforma në drejtësi

Romana Vlahutin: Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është edhe reforma më impenjative, e komplekse, është gati për tu zbatuar me procesin e vettingut, i cili do të nisë në më pak se dy javë. Krijimi i institucioneve të reja, si prokuroria e posaçme sa i takon korrupsionit apo krimit të organizuar do të nisë me shpresë nga fundi i vitit.

Procesi s’ka të bëjë me fjalë e dëshira por me vendosmëri

Romana Vlahutin: Asgjë nuk ndryshon ditën kur një vënd bëhet shtet anëtar i BE-së por procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë rrugëtimit

Ky proces nuk ka të bëjë me dekarata, fjalë apo madje me dëshira, por varet nga vendosmëria për të ndryshuar dhe modernizuar atë që është në fakt sundimi i vërtetë i ligjit, ose siguria sociale, kujdesi për të gjithë në shoqëri. Fakti që ekonomia do të sigurojë për të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në mënyrë që ta jetojnë jetën me dinjitet dhe në paqe.

 Ndryshimi nuk mund të vijë me anë të gjysmë zgjidhjeve

Vlahutin:Ndryshimi nuk mund të vijë me anë të gjysmë zgjidhjeve. Integrimi europian nuk do të mund të arrihet nëse të gjithë nuk ecin përpara dhe Shqiëpria nuk e ka luksin të humbasë talentet. I gjithë vendin duhet të ecë përpara

Asnjë interes privat apo publik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se interesi i të gjithë vendit. Shqiptarët kanë mjaft sa i takon zënkave, dëshirojnë të kenë rezultate dhe të jetojnë si të gjithë Europa

Share.

About Author

Leave A Reply