Video e publikuar nga Komuniteti Mysliman gjatë faljes së kurban Bajramit ku duket qartë që Skënderbeu nuk është i mbuluar

0
Dita e Kurban Bajramit sot u shoqërua me reagime dhe debate të shumta sa i përket momentit të faljes së besimtarëve myslimanë në Sheshin Skënderbej.

Qytetarët pretendojnë se Komuniteti Mysliman, në mënyrë të qëllimshme ka mbuluar statujën e Heroit tonë Kombëtar gjatë faljes, duke vënë dy stenda.

Nje ladwoll i vendosur disa metra larg bustit të Skënderbeut, por që nga një pozicion i sheshit pengonte shikimin e tij ka shkaktuar mjaft polemika ditën e sotme.

Ylli Gurra sqaroi  se shqetësimi i shqiptarëve për këtë rast është i pavend, pasi myslimanët kanë respektuar gjithmonë figurat kombëtare, duke veçaur atë të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe.

Gurra: Në rrjetet sociale është prekur pjesa e heroit kombëtar, mëntyra si i kanë dhënë një tërheqje komentimi disa vëllezër qytetarë apo figura publike, mbi “mbulimin” apo “fshehjen” nëse mund ta quaj kështu të bustit të Skënderbeut përmes ekraneve që janë përdorur gjatë Bajramit.  Shqiptarët, myslimanët asnjëherë jo vetëm që nuk i kanë përbaltur, “injoruar”, por kanë qenë të përkushtuar, të bashkohen rreth figurave kombëtare që kanë bërë këtë komb dhe këtë popull. Edhe Skënderbeu është heroi ynë kombëtar dhe myslimanët kanë qenë pjesë e pandashme, unike e përkushtuar në binomin e pandarë fe-atdhe përkrah qoftë Skënderbeut, qoftë në momentin e shpalljes së pavarësisë. Një nga përkufizuesit vendimtarë të flamurit kombëtar ka qenë kryemyftiu i Shqipërisë Haxhi Vehbi Dibra. Unë dëshiroj me dashamirësi duke ndjerë edhe detyrimin publike pse jo, shqetësimin e pavend të gjithë qytetarëve të krishterë apo myslimanë që Skënderbeu nuk ka asnjë arsye që të jetë i anashkaluar nga asnjë besimtar.

Megjithatë shumë, të nxitur dhe nga fotot që tregonin skënderbeun sikur ishte i mbuluar e kanë cilësuar ofendim ndaj figurës së heroit tonë të madh.

Debati ka vijuar rdhe në faqen e facebook të Ylli Gurrës, që kanë arritur deri aty sa e kanë kërcënuar me jetë.

Por në faqen zyrtare në Facebook të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, e cila ka pasqyruar edhe live faljen, duket që statuja e Skënderbeut nuk është mbuluar. Për më shumë shikoni videon më poshtë:

Share.

About Author

Leave A Reply