Vettingu bllokon emërimet në Gjykatën e Lartë

0

Për herë të parë që nga krijimi i saj Gjykata e Lartë pas më pak se dy muajve në korrik 2017 do të ketë më pak se gjysmën e gjyqtarëve që parashikon ligji prej 19 anëtarëve.

Më 8 korrik 2017 6 gjyqtarëve ju mbaron mandati ndërsa pasuesit e tyre nuk mund të zgjidhen për shkak se ende nuk është miratuar ligji i Vettingut dhe nëse gjyqtarët nuk do të preferojnë të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit, atëherë kolegji penal rrezikon të mos formojë më shumë se një trup gjykuese.

Në korrik largohen 6 gjyqtarë
Mbarimi i mandatit për 6 gjyqtarë të lartë pritet të sjellë një situatë të paprecedentë në Gjykatën e Lartë që prej themelimit të saj, ku mosmiratimi i Vettingut bëhet shkak për mos zëvëndësimin e gjyqtarëve dhe pse atyre ju mbaron mandati.

ReportTv ka mësuar se më 8 korrik 2017 kjo gjykatë do të mbes me 9 anëtarë nga 19 që parashikon ligji, pra 10 më pak.

Gjyqtarët të cilëve ju mbaron mandati pas më pak se dy muajve janë Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Andi Çeliku, Aleksander Muskaj.

Ligji parashikon 19 gjyqtarë, mungojnë 4
Por çfarë ndodh me Gjykatën e Lartë?
Aktualisht kjo gjykatë funksionon me 15 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte. Por pjesë aktive në gjyqe janë 14 toga të zeza. Kjo pasi një nga 15 gjyqtarët, gjykatësja Majlinda Andrea është e pezulluar dhe e pandehur me akuzën e korrupsionit dhe për të prokuroria ka kërkuar dënim me 4 vite burg.

Përfundimi i mandatit për 6 gjyqtarë përfshi dhe Andrean do të reduktojë numrin e gjykatësve në 9-të, e për pasojë do të formohet vetëm 1 kolegj me 5 gjyqtarë dhe pse numri i çështjeve penale e civile në këtë gjykatë është me mijëra në pritje.

Sipas ligjit mandati i një gjyqtari mbaron 9 vite pas emërimit të tij dhe asnjë nga anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk mund të rizgjidhet, ndërsa ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e zëvëndësuesit.

Në Gjykatën e Lartë dhe pse me mandate të përfunduar në detyrë vazhdon të qëndrojë gjyqtari Ardian Dvorani pasi pasuesi i tij nuk është zgjedhur ndërsa nga 9 vite Dvorani në këtë post qëndron prej 2005 plot 12 vite. I pazëvëndësuar mbeti dhe mandati Ardian Nunit i cili pak muaj më parë u dorëhoq nga detyra e gjykatësit.

Sipas ndryshimeve kushtetuese të gjithë gjyqtarët aktiv në sistemin e drejtësisë dhe ata që futen i nënshtrohen procesit të Vettingut por mosmiratimi i tij deri në legjislaturën e ardhshme do të jetë pengesë dhe për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj.

Nuk dihet nëse gjyqtarët që ju mbaron mandati do të tërhiqen nga sistemi apo do të qëndrojnë deri në zgjedhjen e pasuesve të tyre, por 8 korrik 2017 do të sjell për herë të parë mungesën e më shumë se gjysmës së gjykatësve në Gjykatën e Lartë duke mbetur 9 nga 19 që duhet të jenë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.