Vetëvendosje u bën thirrje mbështetësve që t’i ndihmojnë me ushqime

0

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar sot tubimin masiv të qytetarëve që të ndal bërjen e Hashim Thaçit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë.

Me këtë rast VV, përmes një komunikate, u bën thirrje të gjithë simpatizantëve që tu ndihmojnë dhe të kontribuojnë me ushqime.

Lexoni më poshtë komunikatën e Vetëvendosjes:

“Sot ka filluar tubimi masiv i qytetarëve dhe i mbështetësve të kauzave opozitare në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi është që të ndalë bërjen e Hashim Thaccit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja.

Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, të cilët do të rrinë aty disa ditë me radhë. Për të gjithë këta njerëz do të organizohet furnizimi me ushqim, tre herë në ditë. Ushqimet do të dhurohen nga qytetarët e nga bizneset e vogla, dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë simopatizantëve e mbështetësve që mund të na ndihmojnë, të kontribuojnë me ushqime.

Personi i kontaktit për të dhënë kontributet me ushqime është Nazlie Bala me numër 044611771″. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.