Veliaj: Jap dorëheqjen nëse te parku do të ketë kafene, apo do të priten pemë

0

Veliaj: Për të gjithë ata që sot kanë një dyshim, i shoh sot në sy dhe ju them se unë do të jap dorëheqjen nësë në 1 qershor kur të inagurohet parku i fëmijëve, aty do të ketë kafene apo restorant, apo cfarëdolloj ndërtese. Në datën 1 qershor kur të përurohet parku i fëmijëve nëse aty ka kafe apo restorant, unë nuk do të jem më kryetar i bashkisë tuaj.  I bëj edhe një sfidë tjetër: Nëse aty do të pritet qoftë edhe një pemë, unë në datën 1 qershor nuk do të jem kryetari i bashkisë së Tiranës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës zgjodhi këtë mënyrë për të sfiduar gjithësecilin që mendon se te Liqeni Artificial do të ketë ndërtime dhe prerje të pemëve. Veliaj, dënoi aktet e dhunës nga ana e Partisë Demokratike dhe një pjesë të shoqërisë civile, ndërsa tha se komunikimi është e vetmja mënyrë për të zhvilluar qytetin.

Veliaj: Nuk pranoj gjuhën e dhunës sidomos tek ata që ende nuk janë pronocuar për një pallat 17 kat mu në digë dhe sot bëjnë nëse nuk e shohin, sot mundohen të gjejnë një qime në syrin e kësaj administrate dhe evitojnë traun që kanë në syrin e tyre. Ne nuk besojmë në një qytet autoritar, ku të gjithë duhet të mendojnë njësoj, por nuk mund të besojmë që edhe një pakicë e zhumrshme i imponohet një qyteti që kërkojë punën e vet. Pashë vizitorë të dhunshëm nga autobuset e rretheve që i kishin sjellë dhe pyesnin njerezit ku i bie ky liqeni. Bëjmë prap takime edhe për ata të Shoqërisë civile që ndoshta nuk i kushtuan 24 dëgjesvae për projektet e ketij viti. 

Këto deklarata, Veliaj i bëri gjatë prezantimit të Planit Urbanistik të Tiranës, nga arkitekti i kompanisë fituese, Stefano Boeri. Plani i jep një rëndësi të vecantë pjesëmarrjes së qytetarëve dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Francesko Boeli – arkitekti i planit: Ne nuk mund të braktisim trashëgiminë e qytetit. Mendoj se duhet të punojmë shumë që ta bëjmë Tiranën sipas standardeve të dëshiruara duke u bazuar te kapacitetet që ka. Për këtë kërkohet edhe përfshirja e qytetarëve, qoftë në marrjen e vendimeve apo edhe në shprehjen e vlerësimeve”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.