Veliaj: Investojmë për fëmijët edhe në periferi

0

Bashkia e Tiranës vijon investimet për shtimin e mjediseve kushtuar fëmijëve, duke u fokusuar jo vetëm në Tiranën e vjetër, por edhe në zonat periferike, si Bregu i Lumit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në këtë zonë për të inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e godinave të reja arsimore e sociale dhe 14 ndërhyrje në infrastrukturë, me financim nga Bashkimi Evropian.

Garancia që kemi ofruar, që kur jemi zgjedhur, është se do të trajtojmë njësoj çdo komunitet, si ata që jetojnë në ish-Bllok, si ata që jetojnë në periferi të Tiranës. Më vjen mirë që në mes të korrikut, shkolla më e mirë, kopshti e çerdhja më e mirë dhe qendra më e mirë sociale në Tiranë do të jenë në Bregun e Lumit”, tha Veliaj.

Ai theksoi se e gjithë zona e Bregut të Lumit është kthyer në një kantier të punëve publike për Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me BE-në.

Për të gjithë kritikët që mendojnë se ne investojmë vetëm në Parkun e Liqenit për fëmijët, kjo është prova më e qartë se ne po investojmë në të gjithë Tiranën, por sigurisht nuk do të shmangim as zonat tradicionale për kalimin e kohës së lirë. Nuk do të hezitojmë të investojmë siç po bëjmë në këtë komunitet, edhe në zonat periferike në zonën e Bregut të Lumit, ku ata që i përdorin gjërat politikisht e vizitojnë këtë pjesë të Tiranës vetëm në raste fatkeqësish”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se administrata e bashkisë është duke punuar çdo ditë në këtë zonë, për më shumë cilësi jete dhe për kopshte, çerdhet dhe shkolla me standarde për fëmijët.

Kemi premtuar se fëmijët e Tiranës janë të parët, çka do të thotë se ata do të gëzojnë shkollat më të mira të mundshme, çerdhet më të mira dhe kopshtet më të mira. Me çerdhet tashmë kemi filluar dhe kemi rikonstruktuar 31 prej tyre. Kopshtet janë misioni i radhës për këtë vit. Kurse shkollat janë mision i këtij mandati, për t’u siguruar që historia e shkollave me dy turne mbaron një herë e mirë”, tha Veliaj.

Sipas tij, nga shtatori i këtij viti, fëmijët e zonës së Bregut të Lumit nuk do duhet të shkojnë në shkolla jashtë lagjes së tyre, por do të kenë një shkollë me të gjitha standardet në këtë lagje.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.